Drishti: Ndiej dhimbje, Gjici do jepte 60 mijë lekë për qen, ndihma sociale është 30

19 Qershor 2023 | 22:20

“Korrupsion më të madh s’ka. Vajza nuk vajti me projekt gati, Gjici i tha ta bëjmë ne”, kështu tha gazetari Ismet Drishti për “Now me Erla Mëhillin”, duke shpjeguar se pse video-kandali i publikuar i Safet Gjicit dëshmon se “korrupsioni është i kopsitur”.

Ai tha Gjici i ka vënë në dispozicion të gjithë stafin e tij vajzës, e madje ka qenë i gatshëm të japë 60 mijë lekë për një qen, ndërkohë që për ndihmën sociale që është sa gjysma e kësaj shumë bëhet luftë e mezi e japin.

“Sa i përket veprës penale, unë nuk jam penalist, nuk jam jurist kam punuar jam marrë pak me gazetari, por jam i vëmendshëm kur flasin dhe në momentin kur kryetari i bashkisë i vë në dispozicion të gjithë stafin dhe i thotë se do i bëjmë ne gjithë shkresat, për mua vepra penale është e kopsitur, se po ta dëgjoni Gjicin thotë i bëjmë ne këto”,- tha Ismet Drishti ndërsa shtëpi se pavarësisht kësaj dhimbjen më të madhe ia dha një tjetër moment, kur dëgjoi që për një qen do jepeshin 60 mijë lekë ndërsa ndihma ekonomike për person është 30 mijë lekë.

“para së gjithash ndjeva një dhimbje të tmerrshme, se ne jetojmë në Shqipëri e nuk mund të flasim vetëm nga ana ligjore kur dëgjoj që kërkohen 60 mijë lekë të vjetra në muaj për një qen. Ndihma sociale sot është 30 mijë lekë. E kuptoni se ku jetojmë?

Me sa lehtësi jepen 60 mijë lekë për një qen e bëhet luftë për njerëz që marrin 30 mijë lekë ndihmë sociale. Unë mendoj se kjo është më e rëndësishme  se çështjet teknike”,-u shpreh Drishti.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026

Raiffeisen Bank Shqipëri është vlerësuar me tre nga çmimet më prestigjioze ndërkombëtare të industrisë bankare në kuadër të Euromoney Awards for Excellence 2026, duke u...
14:09 | 17/07/2026

Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të premte një takim me aktorë të sipërmarrjes dhe sistemit bankar në vend, për të promovuar dhe diskutuar ecurinë e...
14:04 | 17/07/2026

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla

Kryeministri Edi Rama foli këtë të premte në prezantimin e programit “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, të cilin e cilësoi si programin më ambicioz të mbështetjes së...
13:02 | 17/07/2026