Filmoi Gjicin, gazetari zbulon hetimet e SPAK për vajzën misterioze
Gazetari Arman Bajrami tha në emisionin Now në Euronews Albania se videoja e re në zyrën e bashkisë Kukës jep një kthesë të fortë në hetimet e SPAK referuar veprës penale për të cilën mund të akuzohet ish-kryebashkiaku Safet Gjici.
Ai tregoi se hetimi i SPAK nisi kryesisht vetëm një orë pas publikimit të videos seksuale me akuzën e shpërdorimit të detyrës, ndërsa tashmë ndaj tij mund të rëndojë edhe akuza e korrupsionit.
Gruaja që shfaqet në video, shpjegoi Bajrami dyshohet se ka ndjekur praktika të ngjashme lidhur me projekte edhe në bashki të tjera, që do të jenë objekt i hetimit të SPAK.
“Vajza ka të regjistruar një kompani për shërbime konsulence dhe mendohet se ka pasur edhe shërbime të tjera me bashki të tjera, siç edhe thotë në video. Nga burime nga hetimet e SPAK dyshohet se ajo ka pasur marrëveshje edhe në bashku të tjera të cilat do verifikohen dhe do jenë objekt i hetimit te SPAK”, tha gazetari.
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 10:14 Qeveria britanike njofton kufizimin e rrjeteve sociale pas mesnatës për adoleshentët 16 dhe 17-vjeçarë
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
- 09:51 Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur
- 09:46 Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike