Droga quhej “vezë”, zbardhet dosja e SPAK që çoi në pranga grupin kriminal

Dosja për inceneratorin e Fierit
28 Qershor 2023 | 12:18

Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni i koduar “Nga bregu në breg”, teksa këtë të mërkurë përpara Gjykatës së Posaçme njihen me masën e sigurisë 20 persona të arrestuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.

Në shumicën e episodeve të zbardhura nga bisedat mes anëtarëve të grupit, bie në sy fakti se droga quhet vezë, dhe se trafikantët përdorin këtë term mes njëri-tjetrit kur flasin për oraret e kalimit, sasinë apo vendin ku është fshehur.

I tillë është ky episod i zbardhur nga biseda mes shtetasit Artur Sulajt dhe Besnik Ruçit.

Artur Sulaj: Ku je ti, te kafja?

Besnik Ruçi: Unë këtu jam, i mora vezët unë, i do vezët?

Artur Sulaj: Po mirë, jo jo, mos i merr vezët se iku!

Besnik Ruçi: Po s’ja çoj dot unë?

Artur Sulaj: Po ja ta marr… po qe aty

Besnik Ruçi: Po, merre e më thuaj.

Në dosjen hetimore jepen bisedat e transkriptuara mes shtetasit Shpëtim Pjeshka, trafikant dhe punonjësve të policisë që e ndalojnë për kontroll në doganë.

Polici 1: Çfarë ke futur aty, ëëë, çfarë ke futur.

Polici 2: Çfarë janë këto pako

Shpëtim Pjeshka: M*t, m*t kam futur

Polici 1: M*t???

Shpëtim Pjeshka: Ëhëëëë!

Polici 2: O Nadir, prangat, prangat

Polici 1: Ulu poshtë, ulu

Polici 2: Hajde, ec se të ndihmoj unë

Shpëtim Pjeshka: Ah të q**sha robt

Polici 2: E pe skanerin Berti?

Polici 1: Nuk!

Polici 2: Si nuk mor shoku, këto janë 100 kile?!

Polici 1: Sa kile janë?

Shpëtim Pjeshka: 15…

Polici 1: Po mirë

Në këtë moment njëri nga punonjësit e policisë (i përcaktuar në bisedën më sipër si “Polici 2”), njofton me telefon eprorin e tij ku e vë në dijeni për sasinë e drogës së kapur nga skaneri brenda kroskotit të kamionit, në një pjesë të modifikuar të tij. Efektivi i komunikon eprorit se bëhet fjalë për një ngarkesë heroine.

Një bisedë tjetër është ajo që bëjnë shtetasit Sulo Pajo dhe Artur Sulaj. Ata flasin për udhëtimet drejt Turqisë ku siguronin lëndën narkotike, madje ankheshin për kapacitetete e “punës” që nuk iu përgjigjeshin nevojave që kishin. Në bisedë përmendet fakti i masivitetit dhe përfitimeve që do kishin, por që dispononin vetëm një makinë.

Artur Sulaj: Nuk di, hajde ti japim nja 2-3 duar të mira me atë “Ivecon”. E blejmë dhe një makinë ne, e prap vazhdojmë ta bajmë për qefin tonë makinën, pastaj të dali në punë makina.

Sulo Pajo: Jo, kur të mbarojë punë kur të bëhet

Artur Sulaj: Ore kur të bëhet komplet o vlla, ca ka, ca mangut e ka. I fut dhe një kontroll nga fillimi deri në fund te greku a ku të duam ne. Edhe i hyp e del pastaj për qef. Ore “Daf” është i mirë, por edhe “Scania” nuk është e keqe

Sulo Pajo: Jo nuk është ashtu, por do të them një gjë, atje nuk bëhet. Po qëlloi “Skania” nuk bëhet

Artur Sulaj: Ëëë, aty thua ti? Aty vetëm po të kapën do digjesh

Sulo Pajo: Vetëm po u kap ky bq se ky do tregojë në vend, do tregojë shokëve, e di unë vendin, kam unë një shokun tim

Artur Sulaj:  Vk, s’kam ça i bëj. Uaaa duhet bërë siguracioni.

Sulo Pajo: Mua më mori ai shoku që më ka 5000 euro. Do të marri që andej ta bjeri posht

Artur Sulaj: Nga ku?

Sulo Pajo: Nga Turqia

Artur Sulaj: Nga Turqia? O shok, a e di sa punë paska Turqia, s’të lënë me marr frymë. S’po dimë kujt me ia prish e kujt me ia ndreq me ndreq me një makinë. Kjo ka qëlluar pak me difekt e po na prish punë. Po na humb kohë, ke parasysh? Dhe po punojnë robt, i qr. Me to knaqesh o shok. Për tre ditë ikën e vjen. Sa t’ia lidhim ngarkesën këtij atje në Turqi qç ta ketë fikse, e ke parasysh? Se kjo ka një të mirë se e ke bosh ikjen s’e ke plot.

Sulo Pajo: Edhe këto se çajnë b*thën shumë.

Shpetim Pjeshka A  flet me Artan Agalliu B

B: Si tha ai: ka tallur b***n me ty ee, e ti q motrën

A: Kush kshu?

B: Ai Vlonjati, te skaneri

A: Eeee

B: Phuuu ti q* robt, aty u tremba një çikë të them të drejtën!

A: Pse?

B: U tremba se thashe mos e analizojne, kupton ti?

A: Po jooo….

 

Shpetim Pjeshka A flet me Artur Sulaj B, 4 maj 2021

B: Rrjetën tjetër ku e lashë

A: Kë?

B: Kujtohu ku e ke lanë rrugvë, o B**R I m**T

A: Do ta futësh në punë?

B: Eeee?

A: Ta futesh në punë, punon s’punon?

B: Jo mo.

Shpëtim Pjeshka A bisedon me Artur Sulaj B, 4 maj 2021

B: Prandaj them unë që mbaji perdet mbyll gjithmonë! Që mos të biesh në sy, kur të kesh naj gjo I ke gjithmonë të mbyllme.

A: Po ska problem o burr…

B: Eee s’ka problem. Mos ja fut p****s.

Artur Sulaj A flet me Arian Tolën B, 16 nëntor 2021

A: Hë të q****a nanën! Pse u sillën karabinierët aty?

B: Ju ka ra në sy se …

A: Ka bo dy xhiro ai!

A: A të q****a robt. Na ngeli hape ajo!

B: Do hy unë ta mbyll, kur të shkarkosh.

A: Duhet me I vu I pjaster që del tej për tej, sa janë ato?

B: Sipër o burr, 1m e 10cm.

A: Duhet me i mshef fare, me i q* robt.

B: S’ke nevojë o burr, aq sa janë s’ke pse I mshef, nuk ke bo naj shkelje te madhe. Nuk ke shumë.

A: Dy çanta janë i q****a robt, dy çanta!

B: Sa?

A: Dy çanta janë, çar shkelje k*i bëjnë këto b***a!

B: Si dy çanta? Dy çanta me lekë?

A: Jo jo dy çanta lamë. A lamë dy çanta?

A: I fus në xhep edhe këto se spara mbaj shumë lekë në portofol, se me të ndalu këto b****a ti shofin gjithë ato lekë e të thonë gjobë. Siç më ndalun herës tjetër.

B: Pse të ndaluan herës tjetër?

A: Dy gjoba ore, kur më panë lekët në portofol. Më besuan se thashë s’kam shumë lekë. Kërkoshin kshu gjoba minimale e ke parasysh?

B: P*dh r*bsha janë!

Artur Sulaj A flet me Arian Tolën B, 16 nëntor 2021

B: Me rob shpie si jevgjit jemi, me rob shpie, gërrthet në telefon si rrot k*ri, a me u duk!

A: Atë hall kam unë o burr, se këto flasin në tavolinë shumë. Se rruj k*rin unë, se rruj k*rin unë. Kur erdhi puna, nigjo I thashë se po të përgjohet telefoni. Ku e rruj k*rin unë tha, unë kami k 30 vjet me telefon. E mirë, erdhi pas disa ditësh tha ej si me ja bo, jo mo I thashë unë se nuk e rru njeri k*rin për telefonin. Jo tha se po të përgjohet tha. E rrot k*ri thashë dhe vari k*rin nuk janë muhabete këto jo.

Artur Sulaj A me Arian Tolën B, 16 nëntor 2021

A: Kroati të bo zbor

B: Hiqe gomën më tha mu. Po nuk lirohet I thashë. Jo tha lirohet, me të ra goma ty si e liron. E futi në gropë, liroje tha. Mshifte mu, unë po djersitesha nga sikleti! A ke gjo apo ske gjë më tha mu? Një million % nuk kam gjë I thashë. Do të lëshoj tha po do të lëshoj me gjysëm zemër, se sma mban, është bo shumë keq, firmose pak këtë protokollin me tha.

A; I q*fsha robt pse u vonove?

B: Po e di kur jam nis unë, në orën 10. Spo gkesha lekë, me ça të visha, ja mora nonës. Ai fillonte tu më marrë mu në telefon, tu më bo si horr, donte me u duk. I thashë ca ke si bërtet. Ore tha ka burrni kjo punë. Burrnia e k*rit, mtrego mu, ja ke q* nanën telefonit I thashë, mos fol ore se na hap probleme. Janë shumë dogana knej me tokë.

A: Me tokë të çahet tr*pi.

B: Pse me ty e kanë ato më tha mu, tha çdo doganë kontrolli?

A: Unë prandaj e bona furgonin me ulse, se edhe me pas gjo hyn te veturat jo te kamionat.

B: Ti do me u shmang, ti do me u justifiku, ti do me ma q* mu muhabetin!

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026