Drogë me postë nga Amerika, burg për 27-vjeçarin: Një djalë te lagjja më kërkoi…

22 Mars 2024 | 12:56

Ilir Sefa është lënë në burg nga Gjykata e Tiranës për trafikim lëndësh narkotike. Sefa u arrestua pasi u kap duke marrë një pako me drogë e mbërritur nga Shtetet e Bashkuara me postë. 27 vjeçari iu qëndroi deklarimeve të dhëna pas arrestimit duke mos dhënë shpjegime të tjera në gjykatën penale.

“Drogën nuk e prisja unë. Më tha një djalë që e kam në lagje, me emrin Fabian të shkoja ta merrja tek posta. Nuk e dija çfarë kishte brenda”, ka pretenduar Sefa në deklarimet paraprake.

Shtetasi Fabian L. që përmend Sefa, është shpallur në kërkim policor pasi nuk u bë e mundur kapja e tij.

Avokati i Sefës, Erjon Kullolli, kërkoi masë më të butë sigurie si arrest në shtëpi ose arrest në burg me afat, për ti dhënë kohë Prokurorisë që të provojë ose jo dijeninë e të arrestuarit mbi drogën.  Policia u sinjalizua nga posta ku kishte mbërritur porosia, dhe mbajti në survejim se kush do të ishte marrësi, por kërkesa u rrëzua nga togat e zeza. Droga e sekuestruar kap peshën e 1 kg e 600 gramë cannabis sativa, me përqindje të lartë THC.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 49-të e protestës, qytetarët nisin marshimin nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë (VIDEO)

Protesta qytetare në Tiranë shënon sot ditën e 49-të të saj. Si çdo ditë, protestuesit janë mbledhur fillimisht në sheshin “Skënderbej”, ku më pas kanë...
19:33 | 18/07/2026

Atentati ndaj 50-vjeçarit në Sarandë, gjendet një motor i braktisur buzë detit. Dyshohet se u përket autorëve

Ditën e sotme, në qytetin e Sarandës policia ka gjetur një motor të braktisur buzë detit, i cili dyshohet se u përket autorëve të atentatit...
18:01 | 18/07/2026

Korça, qendra e muzikës frymore! Mbi 200 artistë në AIR FEST-LULUFEST

Korça mirëpriti edicionin e dytë të Air Fest, LuluFest, një festival që mblodhi mbi 200 instrumentistë nga Shqipëria, Italia, Mali i Zi, Greqia dhe Maqedonia...
17:41 | 18/07/2026