Dronët kamikazë, ku strehohen ukrainasit?
Nuk kanë të sosur bombardimet në qytetet ukrainase ku Rusia godet me raketa dhe dron kamikazë. Banorët fshihen ku të munden, në kryeqytetin Kiev, ata strehohen në metro.
“Sapo ndodhi një sulm ajror dhe sipas rregullave të kompanisë ku unë punoj, ata thanë të zbrisnin për siguri. Jemi ulur këtu për rreth tre orë, shprehet Anton.
Olga tregon se nuk është aq frikë siç ishte në shkurt kur nisi pushtimi. Por ajo zemërohet nga dronët kamikazë dhe raketat që po hidhen. Por ka dyshime për shkatërrimin që lënë pas dronët. Ushtria ukrainase thotë se ata po arrijnë të gjurmojnë shumë prej tyre.
Duke goditur infrastrukturën kritike të energjisë të Ukrainës, aksionet e Moskës po dënohen gjerësisht nga Perëndimi.
Ursula von der Leyen, presidentja e Komisionit Evropian, i cilësoi sulmet e Rusisë “akte terrori” që përbëjnë krime lufte.
“Sulmet e synuara ndaj infrastrukturës civile me qëllimin e qartë për të lënë burrat, gratë, fëmijët pa uji dhe energji, janë akte të terrorit të pastër”, theksoi ajo.
BE planifikon të vendosë sanksione ndaj tre komandantëve të lartë ushtarakë iranianë dhe kompanisë që prodhon dronët. Lëvizja tregon se ministrat e BE-së nuk i besojnë mohimet e Iranit se ka furnizuar Rusinë me armë.
Në një seancë të mbyllur të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Rusia dhe përfaqësuesit e Iranit mohuan përdorimin e dronëve të prodhuar nga Irani në luftën në Ukrainë.
LEXONI GJITHASHTU
Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme
BE nënshkruan marrëveshje me Ukrainën për të rritur prodhimin e dronëve
Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 14:45 Parlamenti italian miraton reformën zgjedhore të kontestuar të Melonit
- 14:31 “Smart City”, Rama: Projekti nuk ndalet më, do të shtrihet në të gjithë territorin
- 14:30 Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme
- 14:18 Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale
- 14:12 Trump shkarkon prokurorin federal të Seattle vetëm një orë pas emërimit nga gjykata
- 14:04 “Linja hekurudhore Tiranë-Durrës drejt elektrifikimit”, Karakaçi: Do të jetë funksionale deri në fund të 2027