Droni i rrëzuar ukrainas shkakton zjarr në një central bërthamor në Rusi
Në centralin bërthamor të Kurskut në Rusi ka shpërthyer një zjarr pasi ushtria rrëzoi një dron ukrainas që po fluturonte pranë centralit, thanë autoritetet.
Droni – një prej disa që u raportuan nga autoritetet ruse më 23 gusht – u rrëzua në një transformator, duke shkaktuar zjarr. Më pas, flakët u shuan dhe nuk raportohet për viktima.
“Një dron luftarak, që i përket Forcave të Armatosura të Ukrainës u rrëzua nga sistemet e mbrojtjes ajrore afër centralit bërthamor të Kurskut”, u tha në deklaratën e zyrës për media të centralit të publikuar në Telegram.
“Me t’u rrëzuar, droni shpërtheu duke shkaktuar dëme në transformator”, u tha në njoftim.
Si pasojë e shpërthimit, njësia tre e centralit uli kapacitetin në 50 për qind, thanë autoritetet.
Nivelet e rrezatimit në central dhe zonat përreth nuk kanë kaluar kufijtë normalë.
Ende nuk ka një deklarim nga Ukraina. Kievi ka intensifikuar sulmet me dronë brenda Rusisë në muajt e fundit në përgjigje të sulmeve të vazhdueshme ruse në Ukrainë. Kievi thotë se sulmet synojnë shkatërrimin e infrastrukturës që është kritike për përpjekjet ushtarake të Moskës.
Lajmi për zjarrin në central fillimisht u publikua nga rrjeti televiziv federal i Rusisë. REN TV. Ky televizion raportoi se transformatori nuk ishte pjesë e seksionit bërthamor të centralit. Është e paqartë se në cilën pjesë të centralit shpërtheu zjarri.
Centrali i Kurskut gjendet 40 kilometra në perëndim të qytetit të Kurskut – kryeqytetit rajonal – në brigjet e lumit Seim. Njësia e parë e centralit u vu në funksion më 1976. Centralit iu shtuan njësi të tjera më 1979, 1983 dhe 1985.
Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore vazhdimisht ka paralajmëruar për rrezikun që shkaktojnë luftimet përreth centraleve bërthamore që kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës më 2022.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA heton dronët iranianë në Kubë, Trump: Do ndërmarrim veprime!
Numri i viktimave nga zjarri në Bangkok rritet në 30
Marco Rubio nis fushatën për shpërbërjen e Gjykatës Ndërkombëtare Penale
- 11:28 Kush janë deputetët demokratë që kundërshtuan vendimin për bojkot të seancave plenare
- 11:18 Projektligji për “tokat bujqësore”, Bylykbashi debat me Manjën, Gjiknuri voton kundër
- 11:15 Ish-kryebashkiaku socialist i Divjakës merret i pandehur nga SPAK për shpërdorim detyre
- 11:09 Vrasja e Renis Dobrës, GJKKO zgjat me 3 muaj hetimet për vëllezërit Bushgjokaj
- 11:01 SHBA heton dronët iranianë në Kubë, Trump: Do ndërmarrim veprime!
- 10:56 “E hodha unë nga ballkoni, më falni”, ish-i dashuri pranon vrasjen e 13-vjeçares shqiptare në Itali