“Dua” i Blerta Bashollit sukses historik në Kanë, fiton çmimin prestigjioz “SACD”

25 Maj 2026 | 16:39

Filmi “Dua” i regjisores kosovare Blerta Basholli e ka vendosur Kosovën në ajkën botërore të filmit. Pas premierës emocionale në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Kanë, filmi është vlerësuar me çmimin prestigjioz “SACD”, që ndahet nga Shoqata e Autorëve dhe Kompozitorëve Dramaturgjikë. Ky vlerësim konsiderohet një prej çmimeve më të rëndësishme autoriale në Francë dhe një tjetër sukses i madh për kinematografinë kosovare.

E emocionuar pas këtij triumfi, Basholli ka deklaruar për mediat në Kosovë se ky çmim ka një peshë të veçantë, sidomos për faktin se filmi buron nga një rrëfim shumë personal. Premiera e filmit në Kanë u shndërrua në një moment të paharrueshëm për ekipin, pasi publiku e priti me duartrokitje të gjata.

Filmi “Dua” rrëfen jetën, ëndrrat dhe sfidat e të rinjve në kohë konflikti, në këtë rast gjatë luftës në Kosovë. Ndërsa Basholli ka treguar se edhe vetë titulli i filmit bart një simbolikë të dyfishtë. Ajo ka zbuluar se një nga sfidat më të mëdha gjatë realizimit të filmit ka qenë rikrijimi autentik i Prishtinës së kohës së luftës, pasi shumë skena janë xhiruar në lokacione reale.

Mesazhi i filmit “Dua”, sipas regjisores Basholli, është t’u tregojë të tjerëve se edhe njerëzit në luftë janë si të gjithë të tjerët dhe kanë ëndrrat e tyre, veçanërisht adoleshentët. Pas suksesit në Kanë, “Dua” ka marrë tashmë ftesa për festivale të tjera ndërkombëtare në Francë, Gjermani dhe Bosnjë, ndërsa pritet të shfaqet edhe në PriFest në Prishtinë.

Përmes personazhit kryesor, filmi trajton temat e rritjes, shpresës dhe dëshirës për një jetë normale, pavarësisht realitetit të luftës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kurti dhe Abdixhiku shprehin gatishmëri për vazhdimin e bisedimeve për një marrëveshje për institucionet e reja

Lideri i partisë në pushtet Lëvizja Vetëvendosje, kryeministri në detyrë Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhikun, zhvilluan të premten...
21:43 | 10/07/2026

Takimi Kurti-Hamza përfundon pa rezultat konkret, vijojnë negociatat për institucionet e reja në Kosovë

Takimi mes kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, nuk solli asnjë marrëveshje konkrete për formimin...
17:39 | 10/07/2026

Takim me Hamzën dhe Abdixhikun për formimin e institucioneve të reja, Kurti mbërrin në ambientet e Kuvendit (VIDEO)

Kryeministri i Kosovës dhe njëherësh lider i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti do të zhvillojë këtë të premte takime të ndara me kryetarin e Partisë Demokratike...
09:12 | 10/07/2026