“Duam gjyq të hapur”, avokati i familjes së Martinit tregon detaje nga seanca e parë
I ftuar në Euronews Albania, avokati i familjes së 14-vjeçarit Martin Cani, Redi Ramaj, tregoi mbi seancën e parë gjyqësore të mbajtur të hënën, më 10 mars.
Sipas tij, kjo ishte një seancë ku, për shkak të procedurave dhe njohjes me aktet, u shty për më datën 27 mars dhe theksoi se gjykata kishte marrë një vendim që seancat të bëheshin me dyer të mbyllura.
“Siç jeni në dijeni, çështja ka kaluar për gjykim. Hetimet janë mbyllur dhe ka një akuzë për vrasje në rrethana cilesuese. Dje ishte seanca e parë paraprake te gjyqtari paraprak, sipas përcaktimeve të Kodit të Procedurës Penale. Kishim një situatë ku, për shkak të disa çështjeve teknike proceduriale, njohja me aktet nuk ishte e mundur dhe seanca u shty për më datë 27 mars. Gjykata ka vendosur që kjo çështje të jetë me dyer të mbyllura, që do të thotë se nuk mund të jepen informacione për palët dhe nuk mund të publikohet asgjë jashtë. Ky është një vendim i gjykatës, pa dijeninë tonë paraprakisht. Megjithatë, në seancën tjetër do të kërkojmë nga gjykata shpjegimin përse është marrë ky vendim dhe do ta diskutojmë. Mendoj se ky vendim është marrë për shkak se viktima ka qenë i mitur dhe gjithashtu autori i dyshuar është 14 vjeç e gjysmë,” – thotë avokati Redi Ramaj.
Avokati nuk e mbështeti mbajtjen e seancave me dyer të mbyllura, duke thënë se e mira do të ishte që seancat të ishin të hapura, duke marrë parasysh se tani të përfshirët në ngjarje, pavarësisht se kanë qenë të mitur, janë bërë publikë dhe nuk ka asnjë arsye që të mbahet ende diçka sekrete. Ai shtoi se kjo do t’i shërbente opinioni publik për tu sensibilizuar mbi çështjen që të mos përsëriten ngjarje të tilla.
“Unë mendoj se dosja dhe detajet, emrat e autorëve dhe personave të tjerë kanë dalë tashmë. Nuk besoj se ka ende sekret që duhet të mbajë gjykata. Sekreti i vetëm që mbeti ishte mospublikimi i emrave të përfshirë, por kjo ka ndodhur tashmë dhe nuk kishte arsye që të vazhdohej. Megjithatë, për interes të qytetarëve, mendoj se duhej të ishte publike, që të shpjegohej ky rast që të mos përsëriteshin ngjarje të tilla. Kështu, çdo qytetar do të kishte mundësinë të dëgjonte procesin,” – tha avokati Ramaj.
Kujtojmë se vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani ndodhi më 18 nëntor 2024, pas një përleshjeje pranë shkollës “Fan Noli”. Sipas dinamikës së ngjarjes, Martin Cani dhe shoku 14-vjeçar që ai thirri për mbështetje nga Sauku u ndeshën me autorin kur ai i qëlloi me thikë. Nga plagët humbi jetën Martin Cani dhe mbeti i plagosur miku i tij, Luis Meçe, ndërsa gjatë përleshjes u vetëplagos në parakrah edhe autori i dyshuar.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta