Vrasja e Martin Canit, shtyhet seanca paraprake ndaj autorit Mario Përlleshaj
Është shtyrë në Gjykatën e Tiranës seanca e parë paraprake për Mario Perlleshaj, autorin e vrasjes së Martin Canit, disa muaj më parë pranë shkollës Fan Noli në Tiranë.
Seanca është shtyrë pasi mungoi Luis Meçe, i plagosuri tjetër në ngjarje, shok me viktimën. Në seancë janë paraqitur i ati dhe e ëma e viktimës, Engjëll dhe Florina Cani.
Një muaj më parë prokuroria mbylli hetimet dhe çoi për gjykim 16-vjeçarin Mario Përlleshaj me akuzën ‘Vrasje në rrethana cilësuese’ ndaj një të mituri dhe kundër dy ose më shumë personave.
Martin Cani mbeti viktimë e një sherri mes të miturish disa muaj më parë në shkollën ‘Fan Noli’ në kryeqytet’ për sherre banale që mund ta kenë zanafillën edhe në rrjetet sociale.
Policia arrestoi autorin e ngjarjes, 16-vjeçarin Mario Përlleshajn, i cili studionte në të njëjtën shkolle me viktimën.
Në ekspertimin e thikës së përdorur nga autori i ngjarjes pranë shkollës “Fan Noli” u zbuluan dy profile ADN.
Njëri i përket viktimës, Martin Cani, ndërsa tjetri shokut të tij, i cili mbeti i plagosur, i mituri me iniciale L.M.
LEXONI GJITHASHTU:
Ministri Salla takim me fermerët në Korçë: Dëmshpërblimet për përmbytjet do jepen së shpejti
Zjarr në Novoselë, zjarrfikëset në vendngjarje. Rrezikohen banesat pranë (VIDEO)
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
- 16:06 Deklarata e ministres serbe, PD kërkon shpalljen “non grata” të Snezhana Paunoviç dhe paditjen për nxitje të gjenocidit
- 16:05 Operacioni i fshehtë ‘Maçoku me çizme’ për Teheranin! Si do të përdoreshin kurdët për ndryshimin e regjimit
- 16:02 Nëntë të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza, mes tyre dhe një fëmijë 10-vjeçar
- 16:01 Ministri Salla takim me fermerët në Korçë: Dëmshpërblimet për përmbytjet do jepen së shpejti
- 15:54 Lamine Yamal kundër Mbappe, yjet e La Ligës gati për përballjen e Kupës së Botës
- 15:50 Britania e Madhe hedh poshtë idenë e Trump për vendosjen e taksave për Ngushticën e Hormuzit