Vrau me thikë Martin Canin, Apeli rrëzon për herë të dytë kërkesën e të miturit
Apeli i përgjithshëm ka rrëzuar për herë të dytë kërkesën e Mario Përlleshit, të miturit që vrau me thike bashkëmoshatarin e tij Martin Cani.
Përlleshi kërkonte nëpërmjet avokatit zbutjen e masës nga arrest me burg në arrest shtëpie.
“Mbi kërkesën e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, është zhvilluar gjykimi lidhur me “Informacionin dy mujor për të miturin në konflikt me ligjin, ne lidhje me zbatimin e masës së sigurimit “arrest në burg”, ku përfaqësuesi ligjor i të miturit në konflikt me ligjin kërkoi “zëvendësimin e masës së sigurimit “arrest në burg”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasje e kryer në rrethana cilësuese”, të parashikuar nga neni 79 shkronja “a” të Kodit Penal. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin nr…. akti, datë 23.01.2025, ka vendosur: Rrëzimin e kërkesës së të miturit në konflikt me ligjin “…”, me objekt zëvendësim mase sigurimi personal. Vijueshmërinë e zbatimit të masës së sigurimit personal “arrest në burg”, ndaj të miturit në konflikt me ligjin“, thuhet në njoftimin e Gjykatës.
Martin Cani mbeti viktimë e një sherri mes të miturish disa muaj më parë në shkollën ‘Fan Noli’ në kryeqytet’ për sherre banale që mund ta kenë zanafillën edhe në rrjetet sociale.
Policia arrestoi autorin e ngjarjes, 14-vjeçarin Mario Përlleshajn, i cili studionte në të njëjtën shkolle me viktimën.
Në ekspertimin e thikës së përdorur nga autori i ngjarjes pranë shkollës “Fan Noli” u zbuluan dy profile ADN.
Njëri i përket viktimës, Martin Cani, ndërsa tjetri shokut të tij, i cili mbeti i plagosur, i mituri me iniciale L.M.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 09:51 Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur
- 09:46 Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
- 09:20 Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve