“Duan të shesin luleshtrydhen serbe”, fermeri: Pse na “sulmojnë” mediat nga Serbia…
Fermerët e luleshtrydhes kanë dalë serish në protestë në fundjavë. Për ta çmimi tepër i ulët i frutit po i çon drejt falimentit. Për këtë arsye ata kërkojnë mbështetjen e institucioneve
Të ardhur nga të gjitha fshatrat e njësisë administrative Frakull, ata janë bërë bashkë pasi i gjithë investimi po u shkon dëm. Për kultivuesit e luleshtrydhes ky është viti më i keq pasi kurrë më parë nuk ka ndodhur që çmimi të arrijë deri në 50 lekë për kilogramë ndërkohë që hedhin poshtë zërat se prodhimi i kësaj zone nuk është bio.
Mbiprodhimi dhe tregtimi i luleshtrydheve edhe në vendet fqinje, ka sjell këtë situatë. Fermerët pohojnë gjithashtu se për të eliminuar prodhimin shqiptar, importuesit kanë hedhur zërat se luleshtrydhet vendase janë me pesticide.
Alban Çakalli fermer tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se kjo situatë ka ardhur për shkak të dezinformimit nga media serbe për të mos lejuar hyrjen e luleshtrydhes shqiptare në vendet e tjera që me çmim është shumë konkurruese.
“Në Frakull janë 17 fermerë të certifikuar për të prodhuar bio, edhe ata kanë pasur probleme. Fermerët prodhojnë luleshtrydhe duke përdorur të gjitha standardet evropiane
Këto lajme erdhën nga mediat serbe që në fund të shkurt, por në 22 mars të gjitha mediat serbe që kanë ndikimi te opinioni publik sllav… ka ndikuar që edhe luleshtrydhja serbe të dalë në një kohë me prodhimin tonë, për të mbrojtur prodhimin e tyre kanë sulmuar prodhimin tonë, ne eksportojmë në Zvicër, Gjermani. Në Shqipëri 5 kg luleshtrydhe shiten 8 mijë lekë, kur në Itali është 8 euro 1 kilogramë. Janë shumë konkurrues dhe për të mos hyrë prodhimi shqiptar në vende të tjera, bëjnë këto gjëra, se me çmim janë shumë konkurrues”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 09:55 Neymar rikthehet në fushën e Kupës së Botës, stadiumi ngrihet në këmbë. Braziliani nuk i mban lotët (VIDEO)
- 09:52 Përplasje fizike mes 15 personash në Lipjan, shkak një pronë. 11 prej tyre përfundojnë në spital
- 09:45 I theu këmbën mesfushorit kanadez, Assim Madibo ndëshkohet me 5 ndeshje pezullim për ndërhyrjen e rëndë
- 09:35 Tërmetet që tronditën Venezuelën, djali i Maduro-s: Situata është shumë serioze, po luftojmë për të shpëtuar të mbijetuarit
- 09:33 Machado reagon për tërmetet shkatërruese në Venezuelë: Përqafimi im i pafund është me ju
- 09:32 Netanyahu: Nuk i kam kërkuar kurrë leje Trump për të sulmuar Iranin