“Duhet ta kishim shembur më parë”, Veliaj: Teatri i ri do jetë më moderni në rajon
Kreu i bashkisë Tiranë Erion Veliaj tha në një intervistë në emisionin Review në Euronews Albania se teatri i vjetër ishte plotësisht i amortizuar dhe ndërhyrja për prishjen e tij duhet të kishte ndodhur me herët.
Veliaj u shpreh se ndërtimi i teatrit të ri është gati, ka një kompani dhe janë kryer të gjitha studimet gjeologjike në zonë.
Sipas kryebashkiaku teatri i ri do jetë më moderni në Evropën Juglindore, i pakrahasueshëm me rajonin.
“Teatri duhet të kishte mbaruar më parë, e kam inatin me veten se kaluam vite të tjera duke negociuar dhe vjen një moment kur duhet të thuash detyra ime është të marr vendime. Në rastrin e teatrit kam pak faj, po të prishej me herët nuk do na kishte kapur cikli i rritjes së çmimeve të ndërtimit. Ishte një ngrehinë totalisht, për tre vite nuk përdorej fare. U kthye në një situatë tragjikomike, u përdor politikisht nga njerëz që kanë bërë të njëjtën gjë si tek Astiri. Do jetë një kantier i rëndësishëm për qytetin. Kemi vendosur të mos përdorim pedonalen si hyrje në kantier, do përdorim ish-drejtorinë e burgjeve, që do të prishet. Tashmë ka një kompani për ndërtimin e teatrit, është bërë piketimi i shtresës gjeologjike. Tirana do ketë teatrin më modern në Evropën Juglindore”, tha Veliaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026
Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian
“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona