“Duhet të kenë parti”- Kikia: Liderët e rinj nuk kanë mundur të frymëzojnë rininë
Analisti Mentor Kikia është shprehur se liderët e rinj, Adriatik Lapaj, Arlind Qori dhe Endri Shabani, nuk kanë arritur të frymëzojnë dhe aktivizojnë rininë.
Komentet Kikia i bëri në emisionin “Barometri” në Euronews Albania, ku tha se këta liderë politikë duhet të krijojnë parti, në mënyre që të shihet se ku janë me votat.
Ai tha gjithashtu se rritja e tyre në sondazhin e Barometrit ka ardhur pas daljeve të tyre më të shpeshta në media dhe komunikimit publik.
“Qasja e tyre në komunikimin publik, aksesi në media, përpjekja për të bërë atë shou-n, ka bërë që të konsiderohen së paku më të pëlqyeshëm. Shqiptarët kanë treguar se për pëlqyeshmëri do të kishim më shumë nëse futeshin në garë personazhet e shoëbizit, ndërsa vota është tjetër.
Fakti që të tre janë të rinj dhe synojnë rininë si tragetin kryesor të punës së tyre, nuk e kanë marrë këtë mbështetje. Ky target i të rinjve vijon të jetë mosbesues dhe liderët e rinj nuk kanë arritur ta ngacmojnë nervin e të rinjve, që të aktivizohen. Ajo që quhet pëlqyeshmëri, ka të bëjë me performancën në publik.
Në përgjithësi në paraqitjen publike, ata që kanë talentin e interpretimit, padyshim që janë më të pëlqyeshëm. Dua që të tre këta të rinj ti përgëzoj dhe mbështes, por kur po flas për performacnë publike, nuk dua të krijoj keqkuptime.
Nëse do flasim për politikanë të rinj, duhet që tre liderët e rinj duhet të kenë edhe parti të reja, në mënyrë që të futen në garë. Nëse do duam kush do të jenë 3 pretendentë për liderë të rinj brenda partive ekzistuese, do e kemi pak të vështirë”, tha Kikia.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 22:27 SHBA nis sulme ndaj Iranit, shpërthime në portet e Bandar Abbas dhe Shirik
- 22:26 Erdogan u dhuron liderëve të NATO-s pistoleta të personalizuara
- 22:26 Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri
- 22:15 Ina Zhupa: 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, akti normativ antikushtetues
- 22:02 Gazetari jep detajet e konferencës: Erdogan përmendi Kosovën dhe konfirmoi angazhimin e Turqisë në KFOR
- 21:59 “Samiti i NATO-s do zhvillohet në Tiranë”, Eksperti nga SHBA: Tregon arritjet diplomatike të Shqipërisë