Rritet pëlqyeshmëria për liderët e rinj, ja kush kryeson mes Qorit, Shabanit, Lapajt

8 Mars 2024 | 20:07

Liderët e rinj të politikës në Shqipëri, janë në fokusin e “Barometrit” në Euronews Albania në sondazhin e radhës. 1000 qytetarë janë pyetur ballë përballë për pëlqyeshmërinë ndaj tyre.

Nga të dhënat e përftuara nga “Data Centrum” rezulton  figurat e reja të politikës në Shqipëri , mes Arlind Qorit , Endri Shabanit dhe Adriatik Lapaj ky i fundit ka pëlqyeshmërinë më të lartë se dy të tjerët.

Specifikisht, 35 % e të pyeturve kanë mendim pozitiv për Adriatik Lapajn dhe “ lëvizjen Shqipëria bëhet”, 22.2 % e të pyeturve kanë mendim pozitiv për Arlind Qorin e “Lëvizja Bashkë” dhe 17.9 % kane mendim pozitiv për Endri Shabanin e nismës “ Thurje “.

E përmbysur është renditja e tyre për mendimin negativ , me 25.4 % për Shabanin , 21.6 për Qorin dhe 17.4 për Lapajn .

Të tre bashkë në analizën e matjeve në tre muaj  rezultojnë të jenë rritur në pëlqyeshmëri nga nëntori 2023 në janar të 2024 .

Arlind Qori : Mendimi pozitiv për të ishte 17.6 përqind në nëntor të 2023 u bë 22.2 në janar të 2024.

Endri Shabani kishte pëlqyeshmëri 13 % në nëntor të 2023 dhe u bë 17.9 % në janar të 2024 .

Adriatik Lapaj kishte 22.7 % pëlqyeshmëri dhe u be 35 % ne janar te 2024 .

Gjithsesi përveç diferencave në pëlqyeshmëri ajo që kanë të përbashkët te tre figurat e lëvizjeve të reja poltike në vend është se kanë mendim pozitiv mes socialisteve dhe demokrateve dhe kanë ende nivel të lartë mosnjohjës në publik.

Endri Shabanin nuk e njohin 44 % e të pyeturve, Arlind Qorin 42.7 % dhe Lapajn 37.2 % .

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund

Presidenti i MRB, Dimitris Mavros ishte këtë të mërkurë i ftuar në “Barometri” në Euronews Albania ku ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit,...
22:26 | 21/05/2025

“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka

Blendi Çeka nga Data Centrum komentoi gjetjet e publikuara nga Barometri në Euronews Albania krahasuar me rezultatet e publikuara nga KQZ lidhur me zgjedhjet e...
22:20 | 21/05/2025

Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit

Këtë të mërkurë në “Barometri” në Euronews Albania u analizuan rezultatet e sondazheve të Barometrit me rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit të publikuara Komisioni...
22:12 | 21/05/2025