“Duhet të kërkoj ndjesë”, Pampuri komenton qëndrimin e Berishës për “ rublat”

1 Shkurt 2023 | 12:36

Deputetja e PD-së Oriola Pampuri ka kërkuar mbështetësit e Sali Berishës dhe vetë ky i fundit duhet tu kërkojnë falje deputetëve mbështetës të Enkelejd Alibeajt në lidhje me akuzat për paratë ruse.

Në një intervistë për Euronews Albania, ajo tha se koha tregoi të vërtetën ndërsa shtoi se përçarja e PD-së nuk i çon askund.

Ajo komentoi dhe protestën e thirrur nga Berisha që do të mbahet  më 11 shkurt.

“Ne duhet të dalim sulmet e pabaza dhe pa fakte, shpifjet ndaj njëri-tjetrit. Nuk na çon në asnjë vend kjo përçarje dhe copëzim i PD. Nuk na çojnë asgjëkund shpifjet dhe sharjet ndaj njëri-tjetrit. Duhet të na kërkojnë ndjesë për të gjithë akuzat në lidhje me këtë që ndodhin. Protestat janë të shëndetshme. Protesta të bëhet që të kërkohet drejtësia për Edi Ramën. Ne ia lëmë kohës, e cila tregoi dhe të vërtetën.

Kush e kishte menduar se një kryeministër do të bashkohej me një agjent të FBI-së për të goditur opozitën. Kush e kishte menduar se do të akuzoheshim padrejtësisht. Basha do të flasë kur të gjithë  publikohen të gjitha skandalet”- theksoi ajo.

Ndiqni intervistën e plotë këtu:

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026

Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbuluar prapaskenat e mbërritjes së liderëve në samitin e NATO-s dhe arsyet...
10:25 | 08/07/2026

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026