Duma për incidentin me rusët: Shqipëria e kërcënuar, jemi të pasigurt

21 Gusht 2022 | 12:21

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma e konsideron si kërcënim për vendin, faktin që tre shtetas të huaj, shkaktuan incident në uzinën ushtarake në Gramsh.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Duma u shpreh se Shqipëria nuk ka siguri, masa parandaluese dhe shërbime inteligjence.

“Nuk kemi as siguri, as masa parandaluese, nuk kemi shërbime inteligjence që të japë në kohë reale parandalimin e infliltrimit të këtyre individëve që mund të rezultojnë të rrezikshëm. Për faktin që ata munden të inflitrohen gjoja si turistë për të hyrë dhe për të parë nivelin e sigurisë që ka Shqipëria, nivelin e armatimit që ka Shqipëria, sepse një nga elementët djallëzore që do luhet me këtë ngjarje do jetë, çfarë iu duhet atyre për të parë një uzinë që nuk është në përdorim.”, theksoi Duma.

Dy shtetas rusë, 33-vjeçarja Svetlana Timofoeva, 23-vjeçari Mikhail Zorin dhe një ukrainas janë arrestuar mbrëmjen e së shtunës pas një incidenti në uzinën ushtarake në Gramsh.

Në dëshminë e tyre, ata kanë thënë se janë blogerë dhe fotografonin kryesisht territore ushtarake që janë të braktisura dhe nuk përdoreshin më nga shteti.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, autori ishte kallëzuar 2 ditë më parë nga një çoban. Detaje të reja nga ngjarja

Detaje të reja kanë dalë në dritë pas operacionit tragjik në Lozhan të Maliqit, ku mbeti i vrarë efektivi i “Shqiponjave” Enea Mekolli dhe u...
09:06 | 05/06/2026

Aksident i rëndë në aksin Kardhiq-Delvinë, një i vdekur dhe tre të plagosur

Një aksident i rëndë është regjistruar një orë më parë në aksin Kardhiq-Delvinë, në vendin e quajtur Fushë Vërri të Delvinës, mëngjesin e kësaj të...
08:37 | 05/06/2026

Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person! Ndodhet jashtë rrezikut për jetën

Një plagosje me armë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në fshatin Sevaster të Vlorës. Mësohet se është plagosur Shpati Kamberaj, rreth 37 vjeç. Sakaq, bëhet...
07:26 | 05/06/2026