Dumani dëshmon në GJKKO: Kush e vrau Ervis Deden në vitin 2012
Bashkëpunëtori i Drejtësisë, Nuredin Dumani, ka dhënë këtë të martë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me megaprocesin e “Plumbit të Artë”. Dumani u ndalua edhe për vrasjen e Ervis Dedes në vitin 2012, për të cilën ai akuzoi mikun e viktimës, Festim Qolin.
Dumani tha se gjatë djegies së makinës, Festim Qoli ka pësuar djegie të rëndë në fytyrë. Sipas tij, Festim Qoli dhe Ervis Dedja kishin biznese të përbashkëta dhe ishin miq familjarë.
Nuredin Dumani: Në vitin 2012, Ardian Ozunit “cufit”, i shita një snajper. Henrik Hoxha më tregoi për atentatin ndaj Filip Gjeloshit që ishte paguar fillimisht 5 mijë euro nga Ardian Ozuni.
Avokatët në sallë, kundër prokurorit të SPAK, Behar Dibra, ngritën akuza për pyetje sugjestionuese dhe presion ndaj bashkëpunëtorit të drejtësisë.
Dumani: Ervis Dedja ishte mik i familjes së Festim Qolit. Kishin shumë biznese bashkë, dhe takoheshin shpesh. Vetëm kafe pinte aty. Në vitin 2012, Dedja u vra. Pas vrasjes, mora vesh që e kishte vrarë Festim Qoli, shoku i tij. Te lokali i tij nuk vinte më njeri, sepse ai vrau shokun e tij. Festimi qëndroi 8 muaj në kërkim. Pas ngjarjes, Festimi dogji makinën në Kodër Arapaj. Te djegia e makinës, Festim Qoli digjet në fytyrë.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë