Dumani: Ndërhyrjet e njëanshme në drejtësi, çbalancojnë kufijtë mes pushteteve

8 Korrik 2025 | 12:08

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, mori pjesë këtë të martë në tryezën e diskutimit me temë “Vlerësim bazë i Pavarësisë dhe Llogaridhënies së SPAK si parakushte për Garantimin e Performancës dhe Integritetit Institucional”, organizuar nga Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes.

Në fjalën e tij, Dumani theksoi se ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë janë të pranueshme për aq kohë sa ato nuk cënojnë pavarësinë funksionale të institucioneve. Ai paralajmëroi se përpjekjet e njëanshme, që rrezikojnë të prishin balancën kushtetuese midis pushteteve, janë të papranueshme.

“Ndërhyrjet që mbajnë karakter konstruktiv janë të mirëpritura, por çdo përpjekje për të cënuar pavarësinë funksionale nëpërmjet rekomandimeve të paqarta ose të njëanshme rrezikon të çbalancojë kufijtë kushtetues midis pushteteve. Në thelb, ato s’kanë rol detyrues për SPAK, por orientues dhe mbështetës,” u shpreh Dumani.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vatër zjarri në fshatin Mifol, zjarrfikësit në vendngjarje për të shuar flakët (VIDEO)

Një vatër zjarri është regjistruar në zonën e Mifolit këtë të premte. Flakët kanë përfshirë barishte, pemë, duke u përhapur me shpejtësi në sipërfaqen e...
14:41 | 17/07/2026

Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!

Ministrja serbe për Pushtetin Lokal, Snezana Paunoviç, ka thënë në një intervistë të re se ndoshta duhej të kishte përdorur një terminologji tjetër në vend...
13:39 | 17/07/2026

Ministrja Ibrahimaj: 12 mijë sipërmarrje të reja, do të vijojmë mbështetjen për bizneset

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ishin të pranishëm këtë të premte në eventin “Dyfisho sipërmarrjen tënde”. Ministrja Ibrahimaj prezantoi...
12:50 | 17/07/2026