English

Dumani: Po tronditet pandëshkueshmëria në Shqipëri, sfidë që nuk na tremb

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Duke folur në konferencën që shënoi përfundimin e mandatit kushtetues të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) dhe Institucionit të Komisionerëve Publikë (IKP) kreu i SPAK Altin Dumani tha se procesi i Vetting-ut i dha formë sistemit të drejtësisë.

- Advertisement -

Dumani theksoi se ky proces ishte përcaktues për të pasur një demokraci më të fortë dhe për ta bërë më sigurt rrugën tonë drejt BE-së.

“7 vite nuk janë pak, Reforma në Drejtësi e cila nisi në Shqipëri ishte transformuese duke përshkruar një prej proceseve më gjithë përfshirëse të vlerësimit me të vetmin qëllim për t’i sjellë qytetarëve shqiptarë një sistem drejtësie profesional të drejtë me integritet transparent dhe tu kthejë atyre besimin tek institucionet e reja të drejtësisë”, tha Dumani.

Dumani tha se “SPAK është një institucion i pavarur dhe 20 prokurorët i janë nënshtruar një procesi skanues dhe transparent vlerësimi”.

Dumani nënvizoi më tej se “pandëshkueshmëria po tronditet sot, rruga na përball çdo ditë me sfida të reja të cilat as nuk na kanë trembur dhe as nuk na kanë stepur”.

“Administrimi i të gjitha çështjeve të papërfunduara të KPK, të rivlerësimit të të magjistratëve do t’i kalojnë drejtuesit të SPAK, deri tani numërohen rreth 40 ankime. Parashikohet që kryetarit të SPAK do të këtë një angazhim shumë të madh në përfaqësimin e këtyre çështjeve para KPA”, tha Dumani.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

SPAK mbush 5 vite, si e vlerësoni punën e Prokurorisë së Posaçme?