E dërguara e SHBA: Dërgoni para gjykatës bosët e krimit dhe figurat e korruptuara
E dërguara e SHBA në Tiranë, Nancy Van Horn mori pjesë në konferencën e IKP dhe KPK, e zhvilluar pas 7 viteve Vetting.
Van Horn theksoi se të gjithë shqiptarët duhet të jenë krenarë për arritjet e sistemit të drejtësisë, ndërsa i bëri thirrje SPAK që të vijojë të hetojë korrupsionin në vend.
“Shqiptarët duhet të jenë krenarë për arritjet. Duhet të jeni krenarë për sa ka përparuar drejtësia në Shqipëri. SPAK të vijojë të hetojë rastet më të ndjeshme të korrupsionit”, theksoi diplomatja.
“Ju keni vendosur një standard që mbahet si shembull jo vetëm në Europë por edhe në vende të tjera. Proces i vështirë, por premtues për një shoqëri më të drejtë për gjithë qytetarët. Ka pasur rezistencë ndaj reformës në drejtësi dhe kjo vazhdon edhe sot në disa vende. Komisionerët kanë bërë sakrifica të mëdha si profesionale. Edhe vetjake, kanë marrë vendime jo popullore. Kanë treguar guxim të jashtëzakonshëm për t’u përballur me hakmarrjen për këto vendime shkarkimi”.
E Ngarkuara me Punë në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn deklaroi sot se ka pasur rezistencë ndaj reformës në drejtësi dhe se kjo rezistencë vazhdon në disa vende edhe sot.
“Festojmë këtë gur kilometrik të shkëlqyer të arritjeve të organeve të Vettingut sot. Rivlerësimi s’ka përfunduar, kërkesa e popullit shqiptar për drejtësi është po aq e fortë sa në 2016, kjo është falë punë suaj. Prokurorët në SPAK po luftojnë për të çuar para gjykatës bosët e krimit dhe figura të larta të korruptuara. Ju nxis të gjithëve ju që ndodheni sot që të ndiheni krenar për këto arritje”.
Duhet të vazhdoni punën para çdo pengese, ne jemi me ju që nga 2016 dhe po fillojmë të shohim ndikimin drejtësisë. Vazhdoni këtë progres kundër korrupsionit”, theksoi Van Horn.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë