Kampion i Antikorrupsionit – Departamenti Amerikan i Shtetit vlerëson Altin Dumanin

9 Dhjetor 2024 | 20:03

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani është shpallur kampion i antikorrupsionit për vitin 2024 nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Në një ceremoni të zhvilluar në DASH, me praninë e Sekretarit amerikan të Shtetit Anthony Blinken, kreu i SPAK ishte mes 10 emrave për kampion global të antikorrupsionit të prezantuar nga zyrtari i lartë amerikan.

“Altin Dumani ka goditur politikanë të lartë edhe grupe të rëndësishme kriminale, duke bërë një punë të jashtëzakonshme. Falë tij, sot SPAK është institucioni më i besuar publik në Shqipëri”, tha Blinken.

Motivacioni me të cilën u vlerësua nga DASH Altin Dumani ishte: Njohja e përpjekje që ka bërë dhe po bën kundër korrupsioni dhe krimit të organizuar si kreu i SPAK në Shqipëri

“Jemi krenarë që jemi partnerët tuaj në luftën kundër krimit dhe korrupsionit”, tha Blinken teksa iu drejtua secili nga 10 personave të përzgjedhur nga DASH si kampion të antikorrupsionit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026