SPAK merr kompetencat e KPA, Dumani: Shqetësim të konfirmuarit në detyrë

25 Nëntor 2024 | 10:54

Gjatë një aktiviteti të organizuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit mbi luftën kundër korrupsionit, kreu i SPAK, Altin Dumani, bëri thirrje për një angazhim më të madh të shoqërisë civile në përpjekjet kundër korrupsionit. Sipas tij, SPAK është i hapur për bashkëpunime në tema të caktuara që lidhen me korrupsionin, me qëllim përmirësimin e performancës së institucionit.

“Shoqëria civile është e ftuar të bashkëpunojë me SPAK për tematika të caktuara. Këto analiza i shërbejnë institucionit tonë për përmirësimin e performancës. Jemi të hapur për bashkëpunime të tilla,” tha Dumani, duke theksuar rëndësinë e një mbështetjeje më të gjerë nga aktorë të ndryshëm.

Në fund të muajit dhjetor, Dumani do të marrë gjithashtu kompetencat e Komisionerit Publik në KPA, duke zgjeruar përgjegjësitë e SPAK në monitorimin dhe hetimin e zyrtarëve të drejtësisë. Ai bëri të ditur se SPAK ka aplikuar ligjin anti-mafia për disa subjekte të shkarkuar nga detyra, përfshirë gjyqtarë dhe prokurorë.

“Materialet nga procesi administrativ i vetingut i kemi përdorur si indicie për të gjetur prova në hetimin penal. Rezultatet e hetimit administrativ janë një bazë e mirë për të gjetur prova ndaj subjekteve të shkarkuar nga vetingu,” u shpreh kreu i SPAK.

Dumani theksoi se SPAK ka qenë aktiv edhe me hetime të iniciuara nga vetë institucioni, veçanërisht në rastet e korrupsionit. “Ne nuk kemi qenë të verbër ndaj vendimeve të organeve të vetingut. Kemi regjistruar hetime kryesisht për veprat penale të korrupsionit dhe jemi të kujdesshëm në filtrimin e vendimeve të vetingut,” tha ai.

Dumani bëri të qartë se vëmendja e SPAK është përqendruar kryesisht tek zyrtarët e konfirmuar në detyrë. “Shqetësimi më i madh nuk janë të shkarkuarit, por ata që janë konfirmuar në detyrë. Ky është fokusi ynë, sepse ata janë ende në sistem dhe mund të kryejnë akte korruptive,” theksoi ai.

Në përfundim, Dumani u bëri thirrje qytetarëve që të denoncojnë çdo akt korruptiv, duke theksuar rëndësinë e angazhimit të institucioneve përgjegjëse në luftën kundër korrupsionit. “Secili institucion duhet të përmbushë detyrimet e veta. Qytetarët duhet të denoncojnë çdo akt korruptiv në SPAK, dhe institucionet përkatëse duhet të jenë në lartësinë e duhur për të na furnizuar me informacione dhe kallëzime,” përfundoi ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026