Durrësi destinacioni kryesor i Vitit të Ri, rriten kërkesat nga turistët e huaj

30 Dhjetor 2025 | 19:29

Durrësi po konfirmohet edhe këtë vit si destinacioni kryesor për festimet e Vitit të Ri. Hotelet e qytetit bregdetar kanë përfunduar përgatitjet për natën gala, ndërsa rezervimet kanë shënuar një rritje të dukshme, veçanërisht nga turistët e huaj.


“Të gjitha hotelet janë përgatitur për natën gala. Këtë vit ka pasur një kërkesë shumë të lartë nga shtetas të huaj; më së shumti janë shtetas bullgarë, sllovenë dhe gjermanë. Kemi edhe një grup shtetasish nga Amerika, rreth 35 persona. Atyre u pëlqen shumë tradita shqiptare dhe mënyra se si ne festojmë. Viti i Ri në Shqipëri është 100% traditë, me një menu të panegociueshme me produkte posaçërisht për atë natë: gjeli i detit, bakllavaja, byreku me qumësht. Mbrëmja organizohet me pjesën e traditës sonë, vallet, këngët dhe motivet shqiptare. Korça mund të jetë e preferuar për shtetasit shqiptarë, ndërsa për të huajt Durrësi është në vend të parë dhe ka kërkesë shumë të lartë për rezervime”, thotë operatori turistik, Blerim Norja.

Përveç turistëve të huaj, edhe mënyra e festimit nga vendasit ka ndryshuar vitet e fundit. Familjet po largohen gjithnjë e më shumë nga ambienti tradicional i shtëpisë, duke zgjedhur hotelet dhe restorantet.


“Më parë, 80% e durrsakëve e festonin Vitin e Ri me familjet e tyre në shtëpi, por kjo traditë ka ndryshuar dhe shumica e festojnë në restorante dhe hotele. Mund të themi se raporti është 60% në shtëpi dhe 40% në restorante”, thotë operatori turistik, Blerim Norja.

Me një fluks të lartë rezervimesh dhe oferta të fokusuara tek tradita shqiptare, Durrësi mbetet një nga destinacionet më të kërkuara për festimet e fundvitit, duke tërhequr jo vetëm turistët vendas, por edhe ata ndërkombëtarë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tensione te Komisariati Nr. 3, protestuesit thyejnë xhamat, policia ndërhyn me makinën e ujit

Tensione janë shënuar mbrëmjen e sotme pranë Komisariatit Nr. 3 në Tiranë. Disa protestues kanë thyer xhamat e godinës së komisariatit. Policia ka ndërhyrë me...
00:15 | 05/07/2026

Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar në lidhje me arkivolin që u soll nga disa protestues gjatë ditës së 35-të...
22:08 | 04/07/2026

Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Pas rreth dy orësh tubim para Kryeministrisë, ku qytetarë, aktivistë dhe shqiptarë të ardhur nga diaspora mbajtën fjalimet e tyre, protestuesit nisën marshimin në rrugët...
21:54 | 04/07/2026