Durrësi “magnet” për italianët, avokatja me 24 vite karrierë zhvendoset në Shqipëri
“Të komunikosh me shqiptarët është shumë e thjeshtë, krahasuar me popujt e tjerë. Sipas meje, mjafton të plotësosh tre kushte: të thuash të vërtetën, të jesh korrekt dhe mos i shtrembërosh fjalët”.
Me këtë bindje në mendje, të ardhur fillimisht si turistë në Durrës, të huajt po kthehen në sipërmarrës.
I tillë është edhe rasti i Consuelo Ferroci-t nga Italia, një avokate me mbi 20 vite karrierë, që së fundmi ka hapur një studio ligjore në qytetin bregdetar.
“Jam avokate prej 24 vjetësh. Merrem vetëm me të drejtat e emigrantëve. Kam punuar me të gjitha shtetësitë në fillim, por prej 10-12 vitesh, pra gjysmën e karrierës sime aktuale, vendosa të punoj vetëm për shqiptarët”, thotë italiania.
Ballafaqimi me realitetin shqiptar nuk ka qenë surprizë për Ferroci-n, që liston 2 arsye përse ndërmori vendimin për t’u zhvendosur përfundimisht në qytetin e dytë më të madh në Shqipëri.
“Erdha këtu për dy arsye: E para sepse kam një studio me shumë avokatë, të cilët përderisa punojnë duhet të paguhen. E dyta pasi vetëm shqiptarët janë mirënjohës. Jo vetëm në aspektin ekonomik, por edhe në nivelin njerëzor, duke respektuar punën që bëj. Nuk ka qenë një surprizë mikpritja shqiptare, korrektësia e shqiptarëve edhe në aspektin e punës. Kisha bindjen që kështu do të ishte, konfirmova atë që prej kohësh e mendoja”, shprehet ajo.
Sipas Ferroci-t, italianët duhet të mësojnë nga shqiptarët në këtë drejtim.
“Unë jam italiane, por për mua italianët duhet të mësojnë shumë nga respekti për punën dhe korrektësia e shqiptarëve. Këtë besoj se mund të na e mësoni, sepse janë vlera që ne i kemi harruar”, thotë avokatja italiane.
Në Durrës, 3% e sipërmarrësve janë të huaj, kryesisht italianë që zhvillojnë aktivitet privat në fusha të ndryshme.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë