Vrasja e Liridonës, Naim Murseli ndryshon dëshminë! Çfarë thotë avokatja e tij

1 Shkurt 2024 | 18:13

Naim Murseli, i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademajt, ka përfunduar dëshminë e tij para Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Ndërkohë avokatja e tij, Teuta Zhinipotoku, ka thënë për mediat në Kosovë se Murseli e ka mohuar versionin që e ka dhënë më herët për raporte të tensionuara me bashkëshorten pas tradhëtisë së pretenduar nga ai.

“Dëshmia e të pandehurit Naim Murseli ka mbaruar. Sot është kry deklarimi i tij pranë Prokurorisë Themelore në Prishtinë, i cili në tërsi e ka mohuar verzionin e dhënë gjatë intervistimit në Polici. Deklarata e tij ka qenë e dhënë ne detaje në spjegimin e ngjarjes që ka mohuar implikimin e tij në këtë rast. Informatat te cilat janë publikuar në lidhje me raportet e tendosura në mes të bashkeshortëve lidhur me besnikerinë e tyre, i pandehuri në tërsi i ka mohuar. Prokuroria vazhdon me grumbullimin e provave të mëtejshme”, tha Zhinipotoku.

Gjykata Themelore në Prishtinë në dhjetor të vitit 2023, ua ka vazhduar edhe për dy muaj paraburgimin Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të cilët dyshohen për vrasjen e 30-vjeçares, L.A.

Nga Prokuroria Themelore e Prishtinës kanë thënë para dy javësh se për këtë rast janë duke u zhvilluar hetime intensive.

Ata deklaruan se në këtë fazë s’mund të ofrojnë informacione tjera për të ruajtur integritetin e hetimeve.

“Referuar pyetjeve tuaja, ju njoftojmë se ndaj rastit në fjalë janë duke u zhvilluar hetime intensive, prandaj në këtë fazë nuk mund të japim informata të tjera për shkak të ruajtjes së integritetit të procesit hetimor”, thuhet në përgjigjen e Laureta Ulajt, zëdhënëses së Prokurorisë.

30-vjeçarja me shtetësi suedeze u vra mbrëmjen e 29 nëntorit, në fshatin Bërnicë të Komunës së Prishtinës. Për vrasjen e saj janë arrestuar tre persona, e cila sipas dosjeve të hetuesisë dhe prokurorisë, dyshohet se ishte inskenuar. Vrasja e saj dyshohet se u porosit nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli, me të cilin Liridona kishte dy fëmijë.

Vrasjen dyshohet se e ka kryer Granit Plava, pasi Murseli ia kishte premtuar 30 mijë euro. I dyshuar është edhe nipi i Murselit, Kushtrim Kokalla, që ishte pjesëtar i FSK-së. Sipas raportimeve, ai ia kishte gjetur vrasësin Murselit. Të tre janë arrestuar ditën kur u varros Liridona, saktësisht disa orë pas ceremonisë së varrimit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç

Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e...
17:09 | 14/07/2026

Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti

Një ditë pas nominimit, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar të martën Zejnullah Gashin për t’ia dorëzuar dekretin për Kryeprokuror...
16:45 | 14/07/2026