Llabani: Fëmijët e Liridonës të traumatizuar, vizatuan një ujk e thanë ‘është babi’

30 Janar 2024 | 22:26

Gazetarja Liridona Llabani është shprehur se fëmijët e Liridonës kanë qenë të traumatizuar nga ngjarja e rëndë, ku nëna e tyre u vra në mënyrë brutale me porosi të të atit.

Në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, Llabani tha se pas ngjarjes, njëri prej fëmijëve teksa po pyetej nga një psikologe, vizatoi një ujk dhe tha ‘ky është babi’.

Ajo shtoi se fëmijët e Liridonës kanë pasur trauma që lidhen me subkoshencën e tyre në familje.

“Ka edhe dy fëmijë, të cilët ditën e ngjarjes janë marrë në pyetje nga një psikologe. Ka një detaj shumë të rëndësishëm që tregon për marrëdhëniet mes dy prindërve.

Kur i është ulur njëri nga djemtë në tavolinë për t’u marrë në pyetje nga psikologia, ai ka vizatuar një ujk dhe pretendonte se ujku ishte babai i tij. Dhe nuk kanë dashur asnjëri nga fëmijët të jenë të gatshëm për të komunikuar me psikologen.

Pra fëmijët duket se kanë pasur një lloj traume që lidhet me subkoshiencën e tyre në familje. Naimi është edhe një manipulator në këtë histori. Ne kemi shumë Naima, por ky Naimi veçse ishte patologjikisht i sëmurë, por duket se nuk e ka dashur familjen e tij”, tha Llabani.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Abdixhiku: Do të takohem me Kurtin, zgjedhjet e reja çmenduri politike

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, konfirmoi se e ka pranuar ftesën nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti. Ai tha se do të marrë pjesë...
19:02 | 09/07/2026

Takimi për krijimin e institucioneve të reja, PDK pranon ftesën e Kurtit. Gjini e refuzon

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza këtë të enjte ka konfirmuar se ka pranuar ftesën e kryeministrit, Albin Kurti për një takim lidhur...
17:18 | 09/07/2026

Kurti fton në takim liderët e opozitës për krijimin e institucioneve të reja

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka nisur konsultimet politike pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve. Kurti u ka dërguar këtë mëngjes ftesa për...
14:40 | 09/07/2026