Durrësi, temperatura ekstreme në 2040/ BB: Shkak mungesa e hapësirave të gjelbra

16 Prill 2024 | 16:24

Deri në vitin 2040, qyteti i Durrësit do të përjetojë rritje ekstreme të temperaturave. Sipas Bankës Botërore, në raportin e fundit të saj, parashikohet që vala e të nxehtit në botë të rritet me mesatarisht me 4 gradë celsisus. Sipas ekspertëve, në Shqipëri të gjitha qytetet bregdetare, janë të rrezikuara.

“Nuk është vetëm qyteti i Durrësit, janë të gjitha ato bregdetare, ka të bëj urbanizimi, mungesa e infrastrukturës së gjelbërt, që ndikojnë  në zbutjen e këtij fenomeni.

Për të parandaluar këtë rritje ekstreme, duhet të shtohen hapësirat e gjelbërta, duke nisur ndërtimin e qyteteve smart.

“Duhet të ndërhyjmë që në fazën e planifikimit, të ndërtojmë qytete smart, shtimi i hapësirave të gjelbërta dhe krijimi i rezervuarave të ujit artificialë, që do të sjellin freskinë e temperaturave”-tha Anira Gjoni, Igjeum.

Pas viteve ’90, Shqipëria mesataren e rritjes së temperaturave e ka 1.5 gradë Celsius. Ekspertët thonë se nëse nuk merren masa, kjo ngrohje do të sillte pasoja në jetesën e këtyre qyteteve.

“Mirë është që kjo rritje të mos shkojë më shumë se 1.8 gradë në vitet 2040, pasi do të sillte një ngrohje që do të prishte dhe jetesën ose do ti kthente qytetet në të pabanuar”-tha Gjoni.

Nxehtësia ekstreme në qytete ul produktivitetin dhe rrit sëmundjet sipas Bankës Botërore duke sjellë efekt mjaft negative në zhvillimin ekonomik.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026