Dy aksidente në 24 orë në Elbasan, tre persona të plagosur

25 Maj 2024 | 11:08

Dy aksidente janë regjistruar në 24 orët e fundit ne qarkun e Elbasanit. Rasti i parë u regjistrua gjatë natës në aksin rrugor Librazhd-Përrenjas, në vendin e quajtur Pishkash ku një trajler me targa të Maqedonisë së Veriut me targë SK 0311AZ doli nga rruga dhe përfundoi poshtë saj disa metra.

Fatmirësisht drejtuesi pati vetëm dëmtime të lehta ndërsa automjeti dëme të konsiderueshme. Ndërkohë një tjetër aksident është regjistruar  në fshatin Godolesh të Elbasanit ku një automjet tip “Volkswagen” doli nga rruga përfundoi në një pjesë toke djerrë.

Sipas burimeve jo zyrtare në automjet ishin duke udhëtuar një burrë dhe një grua të cilët janë dërguar drejt spitalit për ndihmë mjekësore, ku raportohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarr në Novoselë, zjarrfikëset në vendngjarje. Rrezikohen banesat pranë (VIDEO)

Një vatër aktive zjarri është aktive këtë të martë në Novoselë. Zjarri ka rënë në një hapësirë me shkurre, barishte por edhe ullinj. Sipas informacioneve...
15:17 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Dyshime për abuzim me fondet, shkarkohet drejtoresha e filialit të Postës në Durrës

Drejtoresha e filialit të Postës Shqiptare në Durrës, Elisabeta Mataj, është shkarkuar nga detyra dhe është kallëzuar në Prokurori pas një kontrolli të zhvilluar në...
13:46 | 14/07/2026