Lita komenton ndryshimet në qeverinë socialiste: “Kyreengjëlli” i Ramës u shpërblye

29 Korrik 2024 | 12:43

Gazetari Lavdrim Lita ishte këtë të hënë i ftuar në një intervistë për Euronews Albania ku ka komentuar ndryshimet në kabinetin qeveritar të Partisë Socialiste.

Ai tha se largimi i Taulant Ballës nga posti i Ministrit të Brendshëm lidhet me një aleancë tjetër brenda PS. Sipas tij dy personazhet që pretendojnë lidershipin e PS, Belinda Balluku dhe Erion Veliaj, kanë bashkëpunuar për të larguar pretendentin e tretë, Taulant Ballën.

“Çështja e Taulant Ballës lidhet me këta dy personazhe, sepse Taulant Balla mori detyrën shumë të lartë në qeveri për të qenë i treti në garën e lidershipit të Partisë Socialiste, sepse në kalkulimet e Edi Ramës, këta të dy në foto (Balluku dhe Veliaj) mund të bënin aleancë në një kohë të papërshtatshme kundër Edi Ramës.

Por këtë aleancë nuk mund ta bënin nëse do të ishin tre, pra po të ishte dhe Balla tre veta nuk mund ta bëjnë komplotin brenda partisë. Aty kanë tradhtuar njëri-tjetrin dhe dikush është ekzekutuar që në këtë rast është Taulant Balla”,-tha gazetari Lita.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026

Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbuluar prapaskenat e mbërritjes së liderëve në samitin e NATO-s dhe arsyet...
10:25 | 08/07/2026

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026