Dy fëmijët me sindromën Down ndjekin pasionin e tyre për pianon

21 Mars 2022 | 08:25

Marvin dhe Belkisa kanë lindur me një kromozom më shumë, por kjo nuk i ka penguar të ndjekin pasionet e tyre. Një ndër pasionet e përbashkëta është pianoja.

Prej një viti, Marvin dhe Belkiza marrin mësime pianoje në studion Krajka, nga mësuesja Seniramis Krajka.

“Rastësisht kisha biseduar dhe me disa në Amerikë, që merreshin me koponturë dhe kisha dëgjuar se goditja e mollëzave të duarve, japin një lloj shkëndije në tru dhe ato e ngacmojnë nervin nëse janë probleme të fëmijëve ose të moshave të vjetra Edhe kështu e nisa këtë punë. Rastësisht më vijnë dy prindër”, u shpreh ajo.

Marvin është 14 vjeç dhe shkon në klasën e gjashtë. Një fëmijë shumë i dashur dhe me shumë ëndrra. Prindërit janë mbështetja e tij më e madhe.

“Marvin është tip i qetë, i dashur, i qeshur. Është shumë  i kuptueshëm. Erdhëm me dëshirën e madhe për të mësuar pianon dhe mësuese Ami na u përgjigj me shumë dashuri, na priti dhe po ecën goxha mirë”, tregoi nëna e tij.

“Kur të rritem do të behëm doktor”, shprehet Marvin.

Ndërsa Belkisa është 12 vjeç dhe gjithashtu është në klasën e gjashtë. Pasionet e saj janë të shumta. Përveç pianos, ajo pëlqen dhe violinën

“Belkisa është natyrë shumë kryeneçe, pak egoiste me veten e vetë, do të dalë gjithmonë e para. Aq sa është e dashur është dhe e llastuar, kjo për shkak të egos që do të dalë gjithmonë e para”, thotë nëna e saj.

“Fëmijët nuk janë të gjithë njësoj. Edhe Belkisa ashtu siç e shpreh tani, ashtu është dhe në piano. Është vajzë e gjallë dhe artikulimin e ka pas goxha të mirë të gishtave, nuk ka pasur problem pavarësisht dy hemisferave që të punojnë bashkë, por dhe memoria ka qenë e mirë”, tregon mësuesja e saj.

Marvin dhe Belkisa janë rritur bashkë. Një kromozom më shumë i bën ata të japin më shumë dashuri, e të këmbëngulin më shumë për pasionet e tyre.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
09:45 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026