“Dy italianë në Lindjen e Largët”, “Marubi” sjell imazhet e papublikuara
Muzeu kombëtar i fotografisë “Marubi” përmes ekspozitës së saj më të re të titulluar “Dy Italianë në Lindjen e Largët” po vijon me ritme të larta të frekuentueshmërisë nga turistët, ndonëse ende nuk ka nisur zyrtarisht sezoni turistik.
Por çfarë e bën të veçantë këtë ekspozitë ?
Drejtuesi i muzeut të fotografisë, Luçian Bedeni tregon më shumë detaje.
“E veçanta e kësaj ekspozite është që për herë të parë publikohen disa imazhe të pa shfaqura më parë për publikun Evropian që i përkasin albumit Japan pikërisht të udhëtimit të Felice Beatos në ekspeditë drejt Japonisë dhe përballjes me realitetin e ri atje , të cilat dëshmojnë jetën e marketeve atje të kohës”, thotë kreu i muzeut.
Shifrat janë shumë optimiste për “Marubët“ në Shkodër ku në muajt e parë të 2024 ka një rritje me 35% të frekuentueshmërisë, krahasuar me një vit më parë.
“Muzeu “Marubi” ka filluar një sezon dhe për dy muajt e parë dhe fillimi këtij muaji janë shumë shpresdhënës për një vit tjetër të suksesshëm. Vetëm dy muajt e parë janë diku 35% më shumë krahasuat me fillimin e vitit të kaluar”, shprehet ai.
Nisja e sezonit pritet të ketë shumë surpriza në muzeun kombëtarë të fotografisë “Marubi” prandaj shënoje në pikat tuaja kryesore gjatë vizitës tuaj verore në Shkodër.
LEXONI GJITHASHTU:
- Fotot e shekullit XIX/ Te Marubi bëhen me procesin e kolodiumit të lëngshëm
- Muzeu i fotografisë ‘Marubi’, rritet 40% numri i vizitorëve në krahasim me 2019-ën
Kalaja e Gjirokastrës ndër monumentet e kulturës më të vizituara
Korçë, Festivali Internacional i Muzikës ngjit në skenë yjet e baletit
Muzika ‘Jazz’ ndez Edicionin e 9-të të MIK Festival në Korçë
- 18:56 SHBA godet Iranin, Teherani hakmerret! Beteja për Ngushticën e Hormuzit përshkallëzohet
- 18:45 Zbardhet agjenda e Shqipërisë në Konferencën Ndërqeveritare në Bruksel për mbylljen e grupkapitujve, Rama kryeson delegacionin
- 18:37 Kryenegociatori iranian paralajmëron SHBA-në: Mbajeni fjalën ose paguani çmimin
- 18:36 Sulme të reja në Gaza, pesë viktima mes tyre edhe një vajzë 9-vjeçare
- 18:07 Parlamenti Europian mesazh zyrtar Serbisë: Normalizimi i raporteve me Kosovën është kyç për integrimin
- 17:54 Kanye West reagon pas koncertit në Tiranë: Faleminderit Edi Rama dhe Shqipërisë