Fotot e shekullit XIX/ Te “Marubi” bëhen me procesin e kolodiumit të lëngshëm

26 Tetor 2023 | 18:18

Të gjithë sot realizojmë foto përmes telefonit apo aparateve digjitale fotografike me lehtësinë më të madhe për ti postuar në rrjetet sociale.

Por si janë realizuar këto foto në shekullin e 19?!

Këtë përgjigje do na e japë muzeu kombëtar i fotografisë “Marubi” përmes masterclass-sit dy ditor të realizuar nga fotografi i njohur Maximilian Zeitler mbi procesin e kolodiumit të lëngshëm.

Fillimisht duhet të qëndrosh para aparatit të paktën 20 sekonda pa lëvizur derisa fotoja të marrë formë. Më pas negativi kalon në dhomën e errët.

“Imazhi që është tani në pjatë, por i padukshëm për ne , derisa te realizohet procesi”,-tha Maximilian Zeitler, ekspert fotografie.

Nga dhoma e errët, negativi zhvendoset në një tjetër provëz, ku pas disa minutash, ndodh magjia.

Për ekspertin e fotografisë Maximilian Zeitler ky bashkëpunim me “Marubin” është një moment shumë i rëndësishëm në karrieren e tij ndërsa thotë se përmes këtij trajnimi edhe të rinjtë duhet të njihen me mënyrën se si e kanë realizuar më parë fotografinë.

 “Kjo është një kuti e errët e lëvizshme dhe ne sot në të bëmë foton e parë pas shumë vitesh në Shkodër me kolodium të lëngshëm, që nga vitet e Marubit. Jam i lumtur që 5 të rinjtë që ishin sot këtu e mësuan dhe do e zhvillojnë këtë antikë të vjetër dhe proces historik. është shumë e rëndësishme për të mësuar se si gjërat bëheshin në atë kohë. Shumë foto janë bërë në vitet 1850-1860 nga momente të rëndësishme të historisë së Shqipërisë prandaj është e rëndësishme ta njohim si moment”, tha Maximilian Zeitler, ekspert fotografie.

Për fotografen nga Kosova Majlinda Hoxha ky kurs është i veçantë për mënyrën e tranzicionit të fotos që nga dinastia Marubi në ditët e sotme.

 “Është shumë e rëndësishëm. Jo vetëm e shkuar por dhe shumë e radhës si proces dhe kupton më përbrenda dhe më afër fotografinë. Sidomos fillimet e saj . Procesi të jep një afirmim edhe më të madh sa i përket daljes së fotografisë në pah edhe e ka njëfarë magjie. Kur e ke ekspozimin e parë që del një fotografi , kur e sheh për herë të parë është një magji dhe një dashni e papërshkrueshme”,- tha Majlinda Hoxha, fotografe nga Kosova.

Drejtuesi i muzeut “Marubi” Luçjan Bedeni thotë se ky bashkëpunim lindi rastësisht nga kontakti në rrjetet sociale por produkti është shumë i rëndësishëm.

“Rastësisht ne kemi vërejtë një nga postimet që ka aktualisht i ftuari jonë Maximilian Zeitler i cili vjen nga Gjermania . Kishte postuar dhe komentuar në lidhje me teknikën e vjetër të kolodiumit të lëngshëm”,- tha Luçian Bedeni,  drejtues i Muzeut Kombëtar të Fotografisë “Marubi”.

Ne nuk hezituam për të humb këtë moment dhe i kemi shkruar dhe kështu ka lind komunikimi mes nesh.

“Unë do thoja që kjo është një ngjarje historike  për fotografinë Shqiptare meqenëse e kthejmë këtë teknikë fillimisht të sjellë nga Pietro Marubi në Shqipëri në fillimin e viteve 1860 dhe pas rreth 160 vitesh ne e rikthejmë duke e realizuar sërish me po të njëjtat materiale , me po të njëjtat përzierje kimike”,-tha Luçian Bedeni,  drejtues i Muzeut Kombëtar të Fotografisë “Marubi”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kalaja e Gjirokastrës ndër monumentet e kulturës më të vizituara

Kalaja e Gjirokastrës përgjatë këtij viti ka mirëpritur mbi 100 mijë turistë duke u renditur ndër monumentet më të vizituara në Shqipëri. Pjesën më të...
13:28 | 12/07/2026

Korçë, Festivali Internacional i Muzikës ngjit në skenë yjet e baletit

Festivali internacional i muzikës i cili ka edicionin e 9-të të tij në Korçë  në Polin e Eventeve në Drenovë ka sjellë në mbrëmjen e...
13:23 | 12/07/2026

Muzika ‘Jazz’ ndez Edicionin e 9-të të MIK Festival në Korçë

Ka nisur për të nëntin vit radhazi MIK Festival në Korçë, eventi ndërkombëtar i muzikës që bashkon artistë të njohur shqiptarë dhe të huaj. Edicioni...
20:47 | 11/07/2026