Dy kandidatë për president të Malit të Zi kërcënohen me vdekje
Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, dhe bashkëshortja e tij, Llidija, morën të premten kërcënime me vdekje përmes rrjetit social, Twitter.
Polica malazeze tha për Radion Evropa e Lirë se është duke u marrë me këtë rast, ndërsa nga Prokuroria Themelore e Shtetit dhanë urdhër që të hetohet se kush e ka bërë kërcënimin nga llogaria në Twitter.
Kërcënimet, që e lidhin fatin e Gjukanoviçit me atë të diktatorit italian, Benito Mussolini, u dërguan nga një llogari me emrin Boris Jankoviç.
Postimi u shoqërua me një fotografi të ekzekutimit të Mussolinit.
Gjukanoviç është kandidat i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) në zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi, të cilat do të mbahen më 19 mars.
Të mërkurën, nga e njëjta llogari në Twitter u dërguan kërcënime me vdekje edhe ndaj deputetes Draginja Vuksanoviç Stankoviç, e cila po ashtu garon në zgjedhjet presidenciale.
Vuksanoviq Stankoviç i raportoi kërcënimet në polici, konfirmuan autoritetet e rendit për Radion Evropa e Lirë.
“Kërcënimet cilësohen si vepër penale e rrezikimit të sigurisë dhe prokuroria përgjegjëse është e njoftuar për çdo gjë”, tha Policia e Malit të Zi.
LEXONI GJITHASHTU:
“Këtë verë do të jem në Prishtinë”, publikohet biseda e Dua Lipës me Katy Perry-n, ylli botëror pjesë e Sunny Hill
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 18:48 Protestuesit kundra projektit të Zvërnecit mblidhen në bulevard, mbajnë 1 minutë heshtje për policin e vrarë në Maliq
- 18:43 Koçiu për projektin në Zvërnec: Investim që do të rrisë ekonominë dhe do të përmirësojë standardet e turizmit
- 18:30 Projekti në Zvërnec, edhe banorët e Durrësit dalin në protestë
- 18:24 Të fshehur brenda kamionit cisternë, gjenden 30 emigrantë në Turqi! Një i arrestuar
- 18:21 Zvicra përforcon sigurinë, vendos 4,000 trupa për Samitin e G7
- 18:16 Dita e pestë e protestës, qytetarët gati të nisin marshimin kundra projektit të Zvërnecit