2 pistoleta e kallashnikov, Nuredin Dumanit i dështoi atentati ndaj Talo Çelës

30 Mars 2022 | 09:27

Nuredin Dumani, person i shumëkërkuar i arrestuar të martën e 29 marsit në Fier, dyshohet se ka mbetur i plagosur gjatë një atentatit ndaj Talo Çelës.

Drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano në një konferencë për mediat tha se gjatë operacionit janë ndaluar dhe tre persona të tjerë.

Momenti i arrestimit te Dumanit

Njëri prej tyre, Henrik Hoxhaj, 40 vjeç, u arrestua pasi ishte i armatosur me pistoletë në brez dhe një tjetër në automjet. Ndërsa ndalimi i dy personave të tjerë gjatë operacionit mbetet për t’u sqaruar.

Ndonëse nuk dhanë shumë detaje mbi operacionin për kapjen e Dumanit, nga burime të sigurta në Policinë e Shtetit mësohet se ai udhëtonte me makinën tip BMW që u gjet e braktisur në Papër.

Ka dyshime se ai shoqërohej nga persona të tjerë, me të cilët po përgatiste të finalizonte një atentat ndaj Talo Çelës, një nga personat më të kërkuar në Shqipëri.

Kallashnikovi i sekuestruar

Në momentin që nga makina BMW është qëlluar me armë zjarri ndaj automjetit ku dyshohet se lëvizte Çela, këta të fundit janë kundërpërgjigjur po me zjarr. Për pasojë, Dumani ka mbetur i plagosur.

Ngjarja ka ndodhur më 29 mars 2022, rreth orës 17:35, në aksin rrugor Elbasan-Cërrik, në Papër.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar dinamikën e ngjarjes, si dhe pozicionin e Nuredin Dumanit në këtë ngjarje.

Pas plagsojes Dumani është transportuar për në spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë të specializuar mjekësore.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama: Zvërneci është tokë private, përjetimi i protestuesve ishte se po e shisnim Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e përbashkët me Grupin Parlamentar dhe kabinetin qeveritar theksoi se reagimi i qytetarëve në protestë nuk...
12:54 | 24/07/2026

Ligji për zonat e mbrojtura, Rama: Ky konflikt i stisur do zgjidhet për bukuri nga direktivat e BE

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së dhe kabinetit qeveritar ka folur edhe lidhur me ligjin për zonat e Mbrojtura. Ai deklaroi...
12:51 | 24/07/2026

Rama liston ‘mësimet’ nga protesta: Epoka e mungesave është mbyllur, u hap epoka e pritshmërive

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij nga mbledhja e Grupit Parlamentar të PS deklaroi se Shqipëria ka hyrë në një fazë të re politike...
12:40 | 24/07/2026