Dy rusët dhe ukrainasi u arrestuan për spiunazh, Gjykata i kthen dosjen Prokurorisë
Gjykata e Elbasanit i ktheu për plotësim hetimesh prokurorisë, dosjen e dy rusëve dhe një ukrainasi, të cilët u kapën në uzinën e armëve në Gramsh, pas përplasjes me rojet ushtarakë.
Vendimi u mor tre ditë me parë në seancën paraprake gjyqësorë, ku organit akuzues iu la afat kohorë deri në fund të muajit maj.
Prokurori Kreshnik Ajazi po heton tre shtetasit e huaj për kryer veprat penale “Sigurimi i informatave sekrete me karakter ushtarak apo të çdo lloji tjetër, me qëllim që t’i jepen një fuqie të huaj,” i parashikuar nga neni 214 i Kodit Penal, “mbajtje pa leje të armëve të ftohta” dhe “kundështim me forcë të punonjësit që kryen një detyrë shtetërore”.
Svetlana Timofeeva, Mikahil Zorin të moshave 34 dhe 23 vjeç dy shtetas rusë si dhe Fedir Alpatov 24 vjeç ukrainas, u arrestuan në datë 20 gusht të vitit 2022 pas një incidenti që u shënua brenda rrethimit të ish uzinës së armëve në Gramsh.
Pasi u arrestuan ata thanë se janë blogerë të apasnionuar pas godinave të braktisura dhe objekteve ushtake për këtë arsye vizituan uzinën në Gramsh, duke mohuar të jenë spiunë.
Prokuroria ngriti dyshimet për spiunazh me pretendimin se të tre ata kishin ardhur në vendin tonë për të mbledhur informacione ushtarake dhe strategjike të sigurisë kombëtare.
Tre të huajt po hetohen nga organi i akuzës pa masë sigurie.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve