Dy të vërtetat e familjes Murseli-Ademaj! Çfarë zbulon eksperti

11 Dhjetor 2023 | 10:56

Eksperti Bedri Elezi tha në një intervistë për Euronews Albania se çështja e Liridonës ka vënë përballë të vërtetat e dy familjeve Ademaj dhe Murseli.

Ai tha se ka shumë mundësi që vërtet familja e Naimit të jetë kërcënuar, jo domosdoshmërish nga familja Ademaj por edhe nga qytetarë që duan që në këtë formë të shprehin mbështetjen ndaj Liridonës.

Sipas ekspertit familja e Liridonës e cila po bashkëpunon me ligjin do të presë verdiktin nga drejtësia dhe nuk do kërkojë të marrë në dorë drejtësinë apo të veprojë sipas kanunit.

“kemi të bëjmë me dy të vërteta, e vërteta e parë është se vëllai i të ndjerës, sigurisht me të drejtë, tha duke pasur parasysh faktin se ekziston mundësia e përplasjes, pasi është një situatë shumë e rëndë.

Gjithashtu shqetësimi i babait të Naimit, duket real, kështu ka besuar edhe policia e Kosovës meqë ka marrë në mbrojtje familjen e tij, duke pasur parasysh se është një rast i rëndë dhe Naimi nuk i marrë në konsideratë pasojat që familja mund të ketë. Ne e dimë që ndoshta jo direkt nga familja e Liridonës, por edhe qytetarë mund të sulmojnë familjen e tij, për të shprehur mbështetje ndaj Liridonës.

Në rastin konkret nuk ka informacione nëse vërtet kanë shkuar dy persona për ta kërcënuar Shaban Murselin, por ajo që dihet është se policia i ka besuar këtij versioni. unë nuk dua të besoj se familja Ademaj, do marrë ligjin në dorë. Në bazë të asaj që ne kemi kuptuar, ata kanë bashkëpunuar dhe po bashkëpunojnë me ligjin e do presin verdiktin final të drejtësisë. Nuk besoj se do kemi veprime të bazuara në kanun”-tha eksperti Elezi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026

Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbuluar prapaskenat e mbërritjes së liderëve në samitin e NATO-s dhe arsyet...
10:25 | 08/07/2026

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026