Dy vajza janë bebet e para të lindura në vitin 2026 në Shqipëri

1 Janar 2026 | 00:23

Lindjet e para të vitit të ri janë shënuar në dy maternitetet kryesore të kryeqytetit. Një vajzë erdhi në jetë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, ndërsa vajza tjetër lindi në maternitetin “Koço Gliozheni”.

Stafi mjekësor bën të ditur se të dyja foshnjat dhe nënat e tyre gëzojnë shëndet të mirë. Lindjet e para të vitit 2026 u shoqëruan me urime dhe emocione, duke sjellë një mesazh shprese dhe gëzimi për familjet dhe për vitin e ri që sapo ka nisur.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbi 1 mijë banorë pa ujë të pijshëm në Mokër, situatë problematike në 8 fshatra të Pogradecit

Më shumë se 1 mijë banorë në zonën e Mokrës, në Pogradec, kanë mbetur pa ujë të pijshëm prej disa ditësh. Problemi ka prekur 8...
14:04 | 11/07/2026

Pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të deputetëve, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve të shportës

Autoriteti i Konkurrencës ka nisur një monitorim të tregut të shitjes me pakicë të produkteve të shportës, pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të ngritura...
13:54 | 11/07/2026

Video e dhunës ndaj adoleshentes, ekspertët ngrenë alarmin për bullizmin

Videoja e dhunës ndaj një adoleshenteje, e cila u bë virale në rrjetet sociale, ka rikthyer diskutimet mbi sjelljen agresive te të rinjtë. Ekspertët e...
17:26 | 10/07/2026