Dy vatra zjarri në Fier, flakët përfshijnë sipërfaqe të mëdha me toka bujqësore

5 Gusht 2025 | 15:25

Pasditen e sotme në qytetin e Fierit janë konstatuar dy vatra zjarri, konkretisht, njëra në afërsi të fshatit Daullas dhe tjetra në periferi të qytetit. Flakët kanë përfshirë sipërfaqe të mëdha me toka bujqësore dhe kallamisht, ndërsa re të dendura tymi janë përhapur mbi zonat e banuara.

Në vendngjarje janë paraqitur forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për vënien nën kontroll të zjarreve. Mësohet se ndërhyrja e tyre po vështirësohet nga era e fortë e cila ndihmon përhapjen e flakëve.

Ende nuk janë përcaktuar shkaqet e rënies së zjarreve, ndërkohë, autoritetet u bëjnë apel qytetarëve që të shmangin çdo veprim që mund të çojë në ndezjen e zjarreve, veçanërisht në këto kushte të thata dhe me temperatura të larta.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026