Dyfishohet numri i të dënuarve me probleme të shëndetit mendor në burgje

18 Tetor 2021 | 19:20

Numri të dënuarve me probleme të shëndetit mendor në burgje është dyfishuar në 5 vjetët e fundit.

Nga rreth 500 persona që vuajnë nga shëndeti mendor dhe janë në burgje, 232 prej tyre janë dënuar që në fillim nga gjykata për t’u izoluar burgun e Zaharisë – burg i posaçëm për këtë kategori.

Ata kanë kryer vepra penale për të shkak të gjendjes së tyre shëndetësore.

Nga 232 personat që ndodhen në burg me vendim gjykate për mjekim të detyruar, 24 janë gra.

Femi Sufaj, zëvendës drejtori i përgjithshëm i burgjeve thotë se burrat ndodhen në burgun e Zaharisë, ndërsa gratë gjenden në spitalet e burgjeve.

Brenda muajit nëntorit pritet që të gjithë këta të burgosur të zhvendosen në 2 godinat e posaçme të rikostrukuara në Lezhë.

Zoti Sufaj thekson se kujdesi burgim-trajtim do t’i kalojë në administrim të Ministrisë së Shendetësisë.

Përveç të dënuarve të izoluar në burgun e Zaharisë, pas vendimit të gjykatës për mjekim të detyruar, rreth 300 të burgosur të tjerë vuajnë nga shëndeti mendor.

Gjendja e tyre shëndetësore kryesisht është evidentuar gjatë kohës së vujatjes së denimit për crregullime psikiatrike, depresioni, ankthi dhe vështiresi në përshtatje.

Ata trajtohen nga stafet mjeksore dhe sociale në burgje.

Ndërsa pjesa tjetër, në një shkallë më të lehtë, janë evidentuar gjatë kohës së vuajtjes së dënimit dhe ndodhen në qeli bashkë me të burgosurit e tjerë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Malaj: Ekonomia u rrit me 3,7% në tremujorin e parë, parashikojmë 4% rritje në fund të vitit

Ekonomia shqiptare vijon të ndjekë një trajektore të qëndrueshme rritjeje dhe konsolidimi gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026, ndërsa treguesit fiskalë dhe makroekonomikë konfirmojnë...
12:26 | 28/07/2026

Zvezda pa ujë të pijshëm, banorët protestojnë sërish për investimin 600 mijë euro

Për të disatën herë, edhe këtë të hënë, banorët e fshatit Zvezdë në bashkinë e Maliqit janë ngritur në protestë për ujin e pijshëm. Sipas...
07:45 | 27/07/2026

Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin

Ndarja e re territoriale dhe mundësia e bashkimit të Bashkisë Prrenjas me Librazhdin, kanë nxitur reagimin e qytetarëve, të cilët janë organizuar në një Aleancë...
09:56 | 26/07/2026