Gazetari Denis Dyrnjaja thotë se në garën për presidentin e ri, duhet të përfshihen më shumë se dy kandidatë.
Në emisionin “Now” në “Euronews Albania”, Dyrnjaja u shpreh se edhe debati brenda Partisë Demokratike, ka ndezur interesin për të pasur kandidatë të ndryshëm për postin e presidentit.
“Do ishte bukur që të kishim një garë me shumë individë. Le ta quajmë primare presidenciale, ku të ketë më shumë se 1 apo 2 kandidatë. Ajo që po ndodh në arenën politike shqiptare ka rezonuar edhe te institucioni i presidentit. Gara në PD, duket sikur ka ndezur interesin për kandidatë të ndryshëm për president”, tha ai.
Sipas gazetarit, nëse Rama do të zgjedhë një grua për presidentem, ajo do të ishte ish-deputetja Valentina Leskaj pasi shihet si një figurë e gjithëpranuar.
LEXONI GJITHASHTU
- Arben Pëllumbi tregon rreth propozimeve të tij për presidentin e ri
- ‘Po zhbëhet procedura’, Balliu hedh dyshime për zgjedhjen e Presidentit nga PS