Dyshime për blerje votash në Maqellarë, Policia e Dibrës dhe SPAK nisin hetimet
Një ditë më parë, rreth orës 21:15, një telefonatë ka mbërritur në Policinë Dibër nga shtetasi me iniciale Xh.Gj., kandidat për deputet i Partisë Demokratike, i cili ka njoftuar se në Maqellarë dyshohej se përfaqësues të Partisë Socialiste shpërndanin shuma parash në këmbim të votave për banorët e kësaj njësie.
Menjëherë pas marrjes së informacionit, grupi hetimor i Policisë Dibër ka shkuar në vendngjarje, ku, në bashkëpunim me SPAK dhe Prokurorinë e Rrethit Dibër, janë kryer të gjitha veprimet e duhura hetimore.
Në përfundim të hetimeve, materialet procedurale u referuan pranë SPAK për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, si dhe për veprat penale të lidhura “Vetëgjyqësia” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit rrugor”. Hetimet janë fokusuar në disa shtetas, të cilët janë identifikuar si A.K. (29 vjeç), H.H. (48 vjeç), Xh.Gj. (62 vjeç) dhe E.Gj. (33 vjeç).
Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona