Dyshime skandali në Përmet/ Polici i lidhur me 16-vjeçaren, kërcënohet me video

18 Shtator 2025 | 11:55

Një rast i ndjeshëm që përfshin një efektiv policie në Përmet është bërë objekt hetimi nga autoritetet përkatëse, pas publikimit të një denoncimi në rrjetet sociale. Sipas informacioneve të para, një punonjës policie, 56-vjeçari me inicialet A. A., dyshohet se ka pasur një marrëdhënie intime me një vajzë 16-vjeçare nga Këlcyra, me inicialet S. K.

Denoncimi fillestar është bërë publik përmes një postimi në rrjetet sociale, i cili ka sjellë më pas reagimin e strukturave hetimore. Hetimet janë marrë në dorë nga Drejtoria Vendore e Policisë në Gjirokastër në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore (AMP), për shkak të përfshirjes së një punonjësi të forcave të rendit në këtë ngjarje.

Burime jozyrtare bëjnë me dije se rasti lidhet me qarkullimin virtual të disa videove me përmbajtje intime, të cilat mendohet se janë shpërndarë mes disa të rinjve, shokë të vajzës së përfshirë. Dyshohet gjithashtu se disa prej këtyre të rinjve kanë tentuar të shantazhojnë efektivin e policisë, duke i kërkuar para në këmbim të mospublikimit të materialeve.

Sipas të njëjtave burime, deri në këtë fazë të hetimit janë shoqëruar shtatë persona, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur tërësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar përgjegjësitë konkrete të secilit individ të përfshirë.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore po ndjek nga afër rastin, ndërsa ende nuk ka një njoftim zyrtar nga autoritetet lidhur me zhvillimet e mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Konfliktin e dinë të gjithë, është ruajtur

Një i afërm i viktimës që u vra këtë të shtunë në Shkodër ka folur për mediat. Mark Koçeku ka deklaruar se viktima Aleksandër Koçeku kishte...
22:50 | 11/07/2026

“Tirona o nona”, Rama ndan pamje nga koncerti “YE”: Shqipëri e bukur europiane

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka ndarë pamje nga konceri “YE” i Kanye West në Kashar. Rama shkruan se në këtë koncert...
22:29 | 11/07/2026

Dy automjete përplasen në aksin Elbasan–Librazhd, një grua bllokohet në mjet

Dy automjete janë përplasur në aksin rrugor Elbasan–Librazhd, në afërsi të fshatit Mirakë. Aksidenti ka ndodhur në korsinë e Korridorit VIII, e cila ende nuk...
22:29 | 11/07/2026