Vjedhja e 50 ton metaleve në Poliçan, ish-ministri Çuçi paraqitet në Prokurori

15 Korrik 2024 | 13:37

Ish-ministri i Brendshëm Bledi Çuçi është paraqitur këtë të hënë në Prokurorinë e Beratit, ku edhe po dëshmon.

Thirrja e tij është bërë nga Prokuroria e Beratit si person në dijeni për të dhënë shpjegime në lidhje me vjedhjen e një sasi e të konsiderueshme metalesh në Kombinatin Mekanik të Poliçanit, ndërsa për çështjen është regjistruar procedim penal në 2022, për “Shpërdorim detyre”.

Çështja lidhet me vjedhjen e 50 tonë metaleve ne Poliçan.

Çështja që është regjistruar si procedim penal në vitin 2022, ka si të dyshuar kryesor ish/drejtorin e  Kombinatit dhe njeherësh kryetarin e PS-së në Poliçan, Erjon Zylyftari dhe zyrtarë të tjerë të lartë.

Gjithçka ka nisur në fund të dhjetorit të vitir 2020, kur Kombinati i Armëve në Poliçan u mbyll, ndërsa Krimi Ekonomik kishte nisur një hetim të thelluar mbi zhdukjen e rreth 50 tonë tunxh nga ky kombinat.

Pasi qëndroi 1 orë e 10 minuta brenda ambjenteve të Prokurorisë së Beratit, ku ishte thirrur nga Prokurori Eni Çulli, në dalje Blendi Çuçi ka thënë: “Isha thirrrur për të dëshmuar për disa rrethana që prokurori mendon që unë jam në dijeni. Ka të bëjë nëse e njoh unë shtetasin Erjon Zylyftari, pra kryetarin e Partisë Socialiste të Poliçanit dhë nëse jemi takuar ndonjëherë apo jo”.

Përsa u përket akuzave për shpërdorim detyre, Çuçi u shpreh se “nuk ka asgjë të tillë për mua”.

Burime në Prokurinë e Beratit bëjne me dije se duke qenë se dosja përfshin edhe emra të zyrtarëve të lartë, në varësi të hetimeve do të mbahet një qëndrim në vijim nëse dosja do t’i kalohet për kompetencë SPAK-ut.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS

Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
22:16 | 17/07/2026

“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me situatën në Partinë Demokratike....
21:45 | 17/07/2026

Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana e ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur...
21:28 | 17/07/2026