Dyshohet se shiste kokainë dhe kanabis, arrestohet 41-vjeçari në Vlorë

18 Shtator 2025 | 12:26

Policia e Vlorës njofton se ka goditur një rast të shitjes së lëndëve narkotike në këtë qytet.

Sipas njoftimit zyrtar, është arrestuar një 41-vjeçar, i cili dyshohet se shiste doza kokaine dhe kanabisi, në Vlorë.

Në njoftimin e Policisë thuhet se, gjatë kontrollit personal dhe të banesës së 41-vjeçarit V. S., janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 20 doza me lëndë narkotike të dyshuara si kokainë dhe kanabis.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Konfliktin e dinë të gjithë, është ruajtur

Një i afërm i viktimës që u vra këtë të shtunë në Shkodër ka folur për mediat. Mark Koçeku ka deklaruar se viktima Aleksandër Koçeku kishte...
22:50 | 11/07/2026

“Tirona o nona”, Rama ndan pamje nga koncerti “YE”: Shqipëri e bukur europiane

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka ndarë pamje nga konceri “YE” i Kanye West në Kashar. Rama shkruan se në këtë koncert...
22:29 | 11/07/2026

Dy automjete përplasen në aksin Elbasan–Librazhd, një grua bllokohet në mjet

Dy automjete janë përplasur në aksin rrugor Elbasan–Librazhd, në afërsi të fshatit Mirakë. Aksidenti ka ndodhur në korsinë e Korridorit VIII, e cila ende nuk...
22:29 | 11/07/2026