“Dyshonte se e tradhtoi me shokun”-psikologia sqaron pse shqiptari vrau gruan

6 Dhjetor 2024 | 19:01

Psikologia Eksena Qiriqi ishte këtë të premte në “People” në Euronews Albania ku ka folur rreth ngjarjes së rëndë ku Kastriot Cenko, 39-vjeç masakroi për vdekje gruan e tij dhe trupin e saj e mbajti për rreth një javë në banesë.

Psikologia tha se vrasja ka ndodhur për shkak të dyshimeve të tij për tradhti pasi ai mendonte se ajo e tradhtonte me mikun e tij. Sipas psikologes mendimi për vrasjen nuk ka lindur në momentin kur krimi ka ndodhur, por ai mund të ketë pasur kohë që nuk ka logjikuar normalisht.

“Ky lloj dyshimi duhet parë nëse është konkret, pra ka patur një histori, apo dyshimi është i ekzagjeruar apo i trilluar nga mendja e njeriut. Nëse një person e gjen partnerin ën një tradhti dhe e vërteton atë, mirë është të ndahet. Ndërkohë që të shkojë mendimi ekstrem për ta vrarë, kjo do të thotë se brenda vetes njeriu ka kaluar në kushte të asaj natyre ose kushte emocionale në të cilat nuk logjikon dot më siç logjikon pjesa më e madhe e njerëzve.

Kjo është e vështirë për tu analizuar, se cilat kanë qenë kushtet paraprake që këtë individ ka krijuar një lloj mendimi ekstrem të pazakonshëm për të asgjësuar, për të justifikuar dhe për të deformuar moralin e partnerëve. Në mënyrë patologjike ai ka ndërtuar skenarin në mendjen e tij si para procesit edhe pasi e ka vrarë. Pra është një mendje që nuk ka lindur vetëm në momentin kur ka ndodhur vepra kriminale”,-tha psikologia.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026

Raiffeisen Bank Shqipëri është vlerësuar me tre nga çmimet më prestigjioze ndërkombëtare të industrisë bankare në kuadër të Euromoney Awards for Excellence 2026, duke u...
14:09 | 17/07/2026

Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të premte një takim me aktorë të sipërmarrjes dhe sistemit bankar në vend, për të promovuar dhe diskutuar ecurinë e...
14:04 | 17/07/2026

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla

Kryeministri Edi Rama foli këtë të premte në prezantimin e programit “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, të cilin e cilësoi si programin më ambicioz të mbështetjes së...
13:02 | 17/07/2026