E akuzuan se helmoi Alexei Navalny me toksinë bretkose, Rusia i kundërpërgjigjet Britanisë dhe aleatëve
Kremlini këtë të shtunë është kundërpërgjigjur ndaj pretendimeve nga Mbretëria e Bashkuar dhe aleatët e tjerë se udhëheqësi i opozitës Alexei Navalny u vra nga një toksinë e bretkosës “dart frog”, ndërsa vuante dënimin në një burg rus në vitin 2024.
Maria Zakharova, një zëdhënëse e ministrisë së jashtme ruse, tha se akuzat “janë një fushatë dezinformimi nga Perëndimi”.
“Do të ketë rezultate të analizave, do të ketë formula të substancave, do të ketë një koment. Pa këtë, të gjitha bisedimet dhe deklaratat janë një fushatë informuese që synon të largojë vëmendjen nga problemet urgjente të Perëndimit”, tha ajo.
Sakaq, Ambasada ruse në Mbretërinë e Bashkuar ka mbajtur një reagim të ngjashë, ku thotë:
“Ky nuk është një kërkim për drejtësi, por një tallje me të vdekurit. Edhe pas vdekjes së një qytetari rus, Londra dhe kryeqytetet evropiane nuk mund t’i japin atij paqe, gjë që flet shumë për nxitësit e kësaj fushate”,
Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit
Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
Trump: Irani po bën lëshime të mëdha
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve