E ardhmja e opozitës ruse pas vdekjes së Aleksei Navalnyt
Pas vdekjes së kreut të opozitës ruse, Aleksei Navalny, i cili humbi jetën papritur muajin e kaluar në një burg të Arktikut, ekipi i tij gjendet përballë një sfide: Të mbajë gjallë lëvizjen opozitare kundër Presidentit Vladimir Putin nën shembullin e ish-udhëheqësit.
Një provë e rëndësishme pritet të shënohet të dielën, dita e fundit që rusët mund të votojnë për zgjedhjet presidenciale, që shihen gjerësisht më shumë si një formalitet sesa si një votim për demokraci.
Ekipi i Navalnyt po u kërkon rusëve të dynden në qendrat e votimit të dielën në mesditë për të treguar pakënaqësinë e tyre për sundimin e Putinit dhe luftën e nisur nga ai kundër Ukrainës.
Thirrja për protestën nën moton “Mesdita kundër Putinit” është bërë nga e veja e Navalnyt, Yulia Navalnaya.
Mbështetësit e Navalnyt kanë shprehur mendime të ndryshme për aksionin opozitar.
“Me vdekjen e Navalnyt duket se gjithçka u shkatërrua. Edhe pse bashkëshortja e tij, Julia, mori mbi supe aksionin e tij nuk mendoj se do të jetë njësoj si në kohën e Alexeit. Për këtë arsye dyshoj se në Rusi do të bëhet më mirë ”, thotë Valery, një banor në Moskë.
“Fakti që kaq shumë njerëz u shfaqën në funeralin e tij, për mua ishte e papritur, sepse mendova se gjithçka kishte vdekur në Rusi. Por kur pashë pjesëmarrjen, aq shumë njerëz, kuptova se nuk i dija të gjitha”, thotë Maria, banore në Moskë.
Vetëm disa ditë pas vdekjes së bashkëshortit të saj, zonja Navalnaya u shpreh e vendosur për të vazhduar misionin e tij.
Muajin e kaluar, ajo foli në Parlamentin Evropian, u takua me Presidentin amerikan Joe Biden dhe u kërkoi vendeve perëndimore të mos i njohin rezultatet e zgjedhjeve në Rusi. Po ashtu, ajo i ka bërë thirrje Perëndimit që të vendosë më shumë sanksione ndaj njerëzve të afërt me presidentin rus.
LEXONI GJITHASHTU:
Tërmetet në Venezuelë, rritet në 1,450 numri i viktimave. 3,150 persona janë plagosur
Tentoi t’i arratisej policisë, shoferi përplaset me makinën që priste në semafor. 2 të vdekur dhe 1 i plagosur në Barcelonë
Trump kontrollon projektet e rinovimit në Uashington
- 22:09 Iranianë në protestë, Softa: Shërbimi sekret do kishte ndërhyrë nëse do të shfaqnin rrezikshmëri
- 21:49 Lulzim Zeqa rrëfen rolin e Jagos te “Otello”: Ambicia e shndërroi në një manipulator të pamëshirshëm
- 21:44 LIVE- Dita e 29-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:36 Qiraxhi ndaj detaje: Tentativa për grup drejtues dhe Kuvend janë të dëmshme për protestën
- 21:28 Mes flamingove dhe protestuesve, i riu i ulet në gjunjë të dashurës dhe i propozon për martesë (VIDEO)
- 21:17 Humb jetën një person në Himarë, dyshohet se rrëshqiti në dhomën e hotelit