E cilësoi UÇK-në si organizatë terroriste, Policia e Kosovës ndalon zyrtarin serb
Ndihmësdrejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Igor Popoviç, u ndalua të premten nga Policia në pikën kufitare në Bërnjak, pasi gjatë ditës kishte mbajtur një fjalim kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hoçë të Madhe të Rahovecit.
Popoviç e kishte përshkruar UÇK-në si një organizatë terroriste dhe i kishte krahasuar veprimet e saj me ngjarje të rënda në historinë botërore, gjatë një fjalimi të mbajtur në ceremoninë përkujtimore të viktimave serbe në komunën e Rahovecit.
Gjithashtu, gjatë këtij fjalimi, ai akuzoi dhe institucionet ndërkombëtare për “dështim në drejtësi”, duke pretenduar se “autorët e krimeve kundër serbëve nuk janë ndëshkuar kurrë”.
Në një reagim të gjatë, Ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, tha se deklaratat e Popović kanë nxitur urrejtje dhe përçarje ndëretnike, ndërsa theksoi se kundër tij do të merren masa sipas ligjeve në fuqi.
“Zyrtari i Qeverisë së Serbisë është ndaluar në pikën kufitare të Bërnjakut dhe më pas është dërguar në stacionin policor në Mitrovicën e Veriut. Ndaj tij pritet të merren masa sipas ligjeve në fuqi në vendin tonë,” shkruan Sveçla.
Deklarata e plotë e Xhelal Sveçlës
“Igor Popoviç, ndihmësdrejtor i të ashtuquajturës ‘Zyrë për Kosovë’ në Serbi, ka mbajtur sot një fjalim në Rahovec. Deklarimet e tij gjatë fjalimit kanë nxitur urrejtje dhe përçarje ndëretnike në vendin tonë. Ai e ka cilësuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) si organizatë terroriste, duke i krahasuar veprimet e saj me ngjarje të rënda në historinë botërore.
Për këtë shkak, zyrtari i Qeverisë së Serbisë është ndaluar në pikën kufitare të Bërnjakut dhe më pas është dërguar në stacionin policor në Mitrovicën e Veriut. Ndaj tij pritet të merren masa sipas ligjeve në fuqi në vendin tonë.
Dua të theksoj se Republika e Kosovës është shtet demokratik dhe sovran. Ne as nuk kemi cenuar një shtet tjetër, as nuk kemi provokuar popullatën e një shteti tjetër dhe as nuk do të lejojmë veprime të tilla ndaj nesh.
Nuk do të tolerojmë fyerje dhe përdhosje të historisë sonë, e aq më pak të Luftës sonë Çlirimtare të udhëhequr nga UÇK-ja. Kjo pjesë e historisë gëzon respektin e të gjithë botës përparimtare.
Deklarimet e modelit millosheviçian, që administrata politike e Serbisë të drejtuar nga Vuçiç i mban ende gjallë dhe i shpërndan kudo, janë të dënueshme sepse janë përçarëse, të pavërteta sepse janë të trilluara, dhe të dëmshme sepse janë në kundërshtim me çdo normë ndërkombëtare të fqinjësisë dhe shoqërive përparimtare,” thuhet në deklaratë.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe, reagon eurodeputeti çek. Kërkon përjashtimin e Serbisë nga negociatat me BE-në
“Kosova nuk hesht para gjuhës së urrejtjes”, depozitohet kallëzimin penal ndaj ministres serbe Paunoviç
Mblidhen 53 nënshkrime nga deputetët në Serbi, kërkojnë shkarkimin e ministres Snezana Paunoviç
- 19:27 Leo Messi, i jashtëzakonshëm, ylli argjentinas ka rikthyer veten në garën për “Topin e Artë”
- 19:21 Aksident i rëndë në Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari pasi makina del nga rruga
- 19:13 Ligji për mafian, u jep familjeve italiane të drejtën të ‘çlirohen’ nga jeta e krimit
- 19:08 Ekzekutimi mafioz në Australi filmohet me dron dhe postohet në interenet: Jemi mafia shqiptare
- 19:06 Helmimi i Akademisë së Sigurisë, AKU: Analizat janë në rregull, zhbllokoni aktivitetin e SORI-AL
- 18:51 Shqipëria një hap larg kalimit në euro