“E dija se do më largonte nga loja pas 60 minutave”, lojtari i Barçës godet Xavin

4 Nëntor 2024 | 10:18

Në një intervistë për median spanjolle El Pais, sulmuesi i Barcelonës, Raphinha komentoi qsjen e tij ndaj mënyrës se si ish-trajneri Xavi Alonso kishte menaxhuar zëvendësimet gjatë kohës së tij në klub.

Raphinha po shkëlqen këtë sezon nën urdhrat e Hansi Flick pasi më herët kishte mednuar një largim të mundshëm nga klubi.

Teksa ai dha kontributin e tij edhe në dy sezonet e para po ashtu, reprezentuesi brazilian nuk pati performancë tër mirë, gjë e cila bëri që të marrë kritika të shumta.

Gjërat nuk shkuan gjithmonë ashtu siç duhet mes Raphinhas dhe Xavit, me brazilianin që tashmë ka shprehur kritikat e tij me mënyrën se si legjenda spanjolle e kishte larguar atë nga loja në disa raste.

Ish-lojtari i Leeds United tha se ai e dinte gjithmonë se do të zëvendësohej nga loja në minutën e 60-të pavarësisht se çfarë bënte në fushë.

“Është më e komplikuar këtu. Unë qesh, sepse kjo më ka ndodhur mua shumë herë. Nuk është një kritikë për Xavin”, tha lojtari.

“Në mënyrë të pandërgjegjshme, unë gjithmonë e dija se do të zëvendësohesha. U mundova të bëja gjithçka për 60 minuta dhe asgjë nuk ndodhte. Dhe në një ditë tjetër, nëse gjërat shkonin ashtu siç doja unë, përsëri do të zëvendësohesha gjatë asaj kohe”, ka thënë Raphinha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova kujton Adem Demaçin në tetëvjetorin e ndarjes nga jeta, Reçica: Simbol i qëndresës dhe lirisë

Bashkëveprimtarë dhe bashkëluftëtarë të Adem Demaçit kanë bërë homazhe pranë varrit të Nderit të Kombit, në tetëvjetorin e ndarjes së tij nga jeta. Deputeti i...
14:55 | 26/07/2026

Makina del nga rruga dhe përfundon në përrua, 5 viktima dhe 2 të plagosur në Antalia

Pesë persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur pasi një automjet me shtatë pasagjerë doli nga rruga dhe ra në...
14:46 | 26/07/2026

Kurti nga veriu i Kosovës: Asnjë kriminel nuk do të lejohet të mbijetojë i pandëshkuar

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe tek lapidari në vendin e rënies së heroit Enver Zymeri në Varage të Zubin Potokut,...
14:36 | 26/07/2026