E firmosur nga Dumani, zbardhet kërkesa e SPAK drejtuar Kuvendit për Ballukun

16 Dhjetor 2025 | 18:07

SPAK i ka drejtuar Kuvendit të Shqipërisë një kërkesë zyrtare për dhënien e autorizimit për arrestimin ose heqjen e lirisë së deputetes dhe ministres Belinda Balluku këtë martë.

Në dokumentin drejtuar Kryetarit të Kuvendit dhe deputetëve, SPAK bën me dije se kërkon zëvendësimin e masave aktuale të sigurimit personal, “ndalim i daljes jashtë shtetit” dhe “pezullim i ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik”, me masën më të rëndë të sigurimit, arrest në burg ose arrest shtëpie.

Kërkesa

I nderuar z. Kryetar i Kuvendit,

Të nderuar Deputetë të Kuvendit,
TIRANË
TIRANË
Mbështetur në nenet 73, 95,103 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nenet 260, 288, 289 të Kodit të Procedurës Penale, si dhe në Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, nenet 13 dhe 118, bashkëlidhur ju përcjellim kërkesën për dhënien e autorizimit nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit/ministrit/zëvendëskryeministrit Belinda Balluku, nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit personal nga ajo e “Ndalimit të daljes jashtë shtetit” e parashikuar nga neni 233 i K.Pr.Penale dhe “Pezullimit të ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, e parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale, në atë të arrest në burg/në shtëpi,
parashikuar nga nenet 238/237 të K.Pr.Penale, në kuadrin e procedimit penal nr.136 të vitit 2025, të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Gjithashtu, në respektim të nenit 288, pika 2, të Kodit të Procedurës Penale, bashkëlidhur gjeni relacionin e arsyetuar, të shoqëruar me provat përkatëse, si dhe urdhrin për ruajtjen e sekretit hetimor dhe ndalimin e publikimit të akteve, datë 16.12.2025.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama pret në Kryeministri François Hollande, i akordon Medaljen e Artë të Mirënjohjes Publike

Kryeministri Edi Rama këtë të premte ka zhvilluar një takim me ish-presidentin francez, François Hollande. Rama priti Hollande në Kryeministri teksa ka ndarë pamje dhe...
12:41 | 26/06/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, policia merr në pyetje administratore e Sori-Al

Komisariati nr. 1 në Tiranë ka marrë në pyetje administratoren e kompanisë “Sori-Al”, në kuadër të hetimeve që po zhvillohen pas dyshimeve për helmimin e...
12:25 | 26/06/2026

Alarmi i EUROPOL, grupet kriminale shqiptare të lidhur me kartelin “Los Lobos”

Një dokument i Europol ka hedhur dritë mbi mënyrën se si karteli famëkeq i Ekuadorit, “Los Lobos”, ndërtoi një rrjet ndërkombëtar trafiku droge me shtrirje...
12:01 | 26/06/2026